Sheikh Naim Kasim: Amerikanët kanë frikë nga Irani

Publikuar në Qershor 4, 2018, 7:06 p.m.

Duke i‘u referuar përpjekjeve të SHBA-së për sanksionim ndaj Iranit, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Hezbollah të Libanit, Sheikh Naim Kasim tha se amerikanët kanë frikë nga Republika Islamike e Iranit, për shkak se ky i fundit posedon forcë për mposhtjen e Izraelit.

Sheikh Naim Kasim, i cili foli në një ceremoni përkujtimore të mbajtur dje në Bejrut, në 29 vjetorin e vdekjes së Imam Khomeinit, u shpreh se në rast të çlirimit të Jeruzalemit, do të shpëtoj bota dhe njerëzimi, për këtë arsyje, i ndjeri Imam Khomeini e quajti Ditën e Jeruzalemit si ditën e botës.

Në këtë ceremoni, kryetari i Shoqatës Botërore të Dijetarëve të Rezistencës, Sheikh Mahir Hamud falënderoi Republikën Islamike të Iranit për rolin e saj në Palestinë, Irak dhe Siri si dhe për mbështetjen e saj ndaj njerëzve të shtypur në botë.

Në mesazhin e tij në këtë ceremoni, edhe kryetari i parlamentit të Libanit, Nebih Beri tha se Irani po përpiqet të zhvillojë forcën e vet mbrojtëse kundër çdo lloj marrëzie të regjimit amerikan dhe atij sionist.



Burimi : Suriye Gerçekleri