Pse Assad kërcënoi Amerikën dhe aleatët e saj?

Publikuar në Qershor 3, 2018, 9:15 p.m.

Nga përmbajtja e intervistës së dhënë nga presidenti sirian për el Yevm, mund të konkludohet se mund të ketë një luftë për të marrë rajonet të cilat janë nën kontrollin e milicisë kurde, të cilët kanë rezerva të mëdha të naftës dhe gazit në lindje të Eufratit, veçanërisht në lindje të Deyrizor.

Shkrimtari i mirënjohur i botës arabe dhe kryeredaktori i gazetës Rey el Yevm, Abdel Bari Atvan në shkrimin e tij iu referua intërvistës së presidentit sirianë të dhënë për el Yevm, dhe shkroi kështu: ‘Një çështje që tërhoqi vëmendje në intervistën e presidentit sirian, Bashar al Assad të dhënë për televizionin el Yevm, ishte se për dallim nga intervistat e tij të mëparshme, në këtë intervistë nuk kishte ndonjë sulm ndaj vendeve arabe të Gjirit, Katarit dhe Arabisë Saudite të cilat mbështetin grupet e armatosura. Bashar al Assad në këtë intervistë po ashtu është shmangur nga kritikat kundër Turqisë lidhur me largimin e forcave turke nga veriperëndimi i Sirisë, dhe fillimisht, ai u fokusua në forcat e Amerikës, numri i të cilëve është rreth 2.000 si dhe në Forcat Demokratike të Sirisë të cilat në përgjithësi përbëhen nga kurdët dhe janë të vendosura në lindje të Eufratit, në qytetin e Rakka të Sirisë.’

Abdel Bari Atvan u shpreh kështu: ‘Ne nuk e dimë të vërtetën dhe nuk e dimë nëse është e bazuar në pyetjet apo mospyetjet e veçanta në këtë temë, por nga fjalimet e mëparshme të presidentit sirian e dimë se ai përdorë të gjitha mundësitë e krijuara për dhënë një mesazh të caktuar, për të folur në lidhje me palët që kanë probleme me Sirinë ose për t’i dhënë një mesazh Sirisë apo shoqërisë ndërkombëtare. Në të njejtën kohë, në këtë intervistë, Bashar al Assad përmendi se forcat iraniane nuk gjenden në Siri dhe se ata që gjenden brenda ushtrisë siriane janë komandantë iranianë dhe theksoi se qeveria siriane nuk i dërgoi luftëtarët e grupeve radikale në rajonin e Idlip dhe se ata këtë rajon e konsideronin të përshtatshëm.

Presidenti sirian iu shmang diskutimit lidhur me jugun e Sirisë, e veçanërisht lidhur me rajonet Dera dhe Kuneytra, qoftë në rast të mos arritjes së ndonjë marrëveshjeje apo zgjidhjeje nga ushtria siriane në mes të rusëve dhe amerikanëve, qoftë për të shprehur se është e sigurt se ushtria siriane do të rimerret duke sulmuar ata.

Nga përgjigjet e dhëna nga Bashar al Assad në këtë intervistë, mund të vihet në përfundim se për ushtrinë siriane është prioritet nisja e një lufte për të marrë rajonet të cilat janë nën kontrollin e milicisë kurde, të cilët kanë rezerva të mëdha të naftës dhe gazit në lindje të Eufratit, veçanërisht në lindje të Deyrizor. Është bërë një plan që forcat amerikane në Siri të largohen nga ky vend, ashtu siq janë larguar nga Iraku dhe ky plan është bërja e një lufte guerile si dhe synimi i forcave amerikane në këtë luftë; dhe burimet e sigurisë siriane kanë shumë aftësi në këtë çështje. Shkurtimisht, lufta guerile ka dobësuar rezistenc ën e forcave pushtuese të Amerikës në Irak dhe i ka detyruar ata të largohen nga vendi për të reduktuar humbjet në njerëz dhe ato materiale. A do të përsëritet tani ky skenar?

Bashkë me këto kërcënime të Assadit për përdorje të forcës për të rimarrë rajonet nën kontrollin e Forcave Demokratike të Sirisë, nuk është e largët mundësia se ai dëshiron t’i jap një mesazh Arabisë Saudite, rajoneve të Gjirit, disa vendeve arabe si dhe Amerikës; sepse përmes këshillave të SHBA-së, Arabia Saudite është e vendosur për të mbështetur krijimin e rajoneve autonome në trekëndëshin kufitar Irak, Siri, Turqi.

Është e sigurtë se pas marrjes së kontrollit të plotë në rajonet e lindjes, në Kampin Yermuk dhe në rajonin Al Hajar Al Aswad, si dhe pas arritjes së sigurisë në kryeqytetin e Damaskut, presidenti sirian është bërë më i fortë se më parë dhe tani, për të përmbushur të ardhurat e nevojshme për fillimin e fazës për restaurimin e vendit, ai ka vënë syrin në rajonet e naftës dhe të gazit.’



Burimi : Tasnim News Agency