Regjimi i Bahreinit vazhdon persekutimin

Publikuar në Qershor 3, 2018, 2:57 a.m.

Gjykata e regjimit Al Khalifa dënoi dje me burgim të përjetshëm 6 qytetarë të Bahreinit me akuzën për pjesëmarrje në protestat në vend.

Sipas raportit të IRNA, gjyjata, duke u bazuar në akuza të kota, i ka dënuar qytetarët e Bahreinit me ekzekutim ose me burgim afatgjatë, duke i marrë të drejtën e tyre të shtetësisë.

Deri më tani, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar regjimin Al Khalifa lidhur me shtypjen e dhunshme të aktivistëve politik dhe social.

Në deklaratën e bërë të mërkurën me 23 maj nga qendra e Bahreinit për demokraci dhe të drejtat e njeriut, u raportua se në 6 vitet e fundit, regjimi Al Khalifa ka mohuar të drejtat e shtetësisë 728 qytetarëve të Bahreinit.

Përderisa populli i Bahreinit i cili ishte skenë e protestave që nga 14 shkurti i vitit 2011, kërkon drejtësi, ndërprerjen e diskriminimit dhe kalimin në detyrë të ligjit të zgjedhur nga populli, regjimi Al Khalifa, me ndihmën e ushtarëve saudit dhe forcave të sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, po shtyp me forcë kundërshtimet e popullit.

Gjithashtu, për të ndërprerë zërat kundërshtues të popullit, regjimi Al Khalifa po arreston shumicën e liderëve të opozitës dhe po i dënon ata me burgim afatgjatë, duke u bazuar në akuza të rreme.

Si vendi më i vogël në Azinë Perëndimore, Bahreini ka përqindjen më të lartë të të burgosurve politik.



Burimi : Rast Haber