SHBA-ja i vë veton projektligjit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ‘mbrojtjen e Palestinës‘

Publikuar në Qershor 3, 2018, 2:37 a.m.

SHBA-ja ka vënë veton ndaj projektligjit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, projektligj i cili kërkon mbrojtje për popullin palestinez dhe dënon përdorimin e forcës nga Izraeli ndaj palestinezëve.

Projektligji i cili është sjellë në Këshill nga Kuvajti, anëtarë i përkohshëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është propozuar sot për votim në Këshill.

SHBA-ja ka vënë veton ndaj projektligjit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, projektligj i cili kërkon mbrojtje për popullin palestinez dhe dënon përdorimin e forcës nga Izraeli ndaj palestinezëve. Projektligjin e mbështetën 10 vende, duke përfshirë edhe Rusinë, ndërsa anëtari i përhershëm i Këshllit, Anglia si dhe anëtarët e përkohshëm, Polonia, Holanda dhe Etiopia abstenuan.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasiliy Nebenzya u shpreh se: “Projektligji nuk u pranua për shkak të kundërshtimit të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së".

NË PROJEKTLIGJ BËHEJ THIRRJE PËR SHMANGIE TË PËRDORIMIT TË FORCËS NGA PALËT NË KONFLIKT

Projektligji i paraqitur nga Kuvajti bënte thirrje për të shmangur përdorimin e forcës në konfliktin palestinez-izraelit. Në të njëjtën kohë, projektligji dënonte përdorimin ekstrem dhe të rastësishëm të forcës, duke përfshirë edhe plumba të vërtet nga Izraeli kundër palestinezëve paqësorë. Dokumenti gjithashtu bënte thirrje për mbrojtjen e palestinezëve në tokat e pushtuara nga Izraeli, përfshirë edhe Gazën.

HALEY: PROJEKTLIGJI ËSHTË NJËPALËSH, NUK BËHET FJALË PËR HAMASIN

Në një fjalim të bërë para votimit, përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara në OKB, Nikki Haley tha se në projektligjin e sjellur në Këshill nga Kuvajti, nuk u përmend asnjëherë Hamasi dhe se ky projektligj ishte njëpalësh.

Haley e cila e sheh Hamasin si përgjegjës për dhunën në Gaza, tha se Hamasi duhet të dënohet dhe deklaroi se të gjitha vendet që kujdesen për paqen duhet të kundërshtojnë këtë projektligj.

EDHE PROJEKTLIGJI QË KËRKON DËNIMIN E HAMASIT ËSHTË REFUZUAR NGA VENDET TJERA PËRVEÇ SHBA-SË

Në anën tjetër, edhe SHBA-ja ka sjellur në Këshill një projektligj i cili kërkon dënimin e Hamasit, por edhe ky projektligj u refuzua nga Këshilli. Këtë projektigj e mbështeti vetëm SHBA-ja. 3 anëtarë të përhershëm, duke përfshirë edhe Rusinë, votuan ‘kundër’, ndërsa 11 vende abstenuan.

Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vasiliy Nebenzya u shpreh se: “Ky projektligj nuk pranohet sepse nuk ka marrë vota të mjaftueshme.”



Burimi : Sputnik News