Imam Hamanei zbulon pesë fazat e revolucionit

Publikuar në Maj 31, 2018, 2:39 a.m.

Imam Hamanei u shpreh kështu: ‘Besimtarët dhe ushtria e të rinjëve revolucionarë duhet të ndihmojnë realizimin e vlerave dhe qëllimeve të revolucionit, vazhdimisht dhe në mënyrë të vetëdijshme.’

Në një takim rreth 3 orësh me Imam Hamanein, qindra studentë nga universitete të ndryshme dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfshirë ato shkencore, kulturore, politike, sociale dhe tregtare, shprehën kritikat e tyre ndaj organeve ekzekutive dhe institucioneve të ndryshme.

Në këtë takim, Imam Hamanei frymën e rinisë, ndjenjën e identitetit efektiv, motivimin e besimit dhe idealet e lëvizjeve të studentëve i cilësoi si shpresë për të ardhmen dhe vuri në dukje domosdoshmërinë e “të qenurit revolucionarë, të qëndruarit revolucionarë dhe të sjellurit si revolucionarë” duke shtuar se: ‘Duke marrë parasysh kapacitetet dhe mundësitë e vendit, ne duhet të vazhdojmë të jemi më të fuqishëm dhe të shpejtë në lëvizjen e mbushur me mburrje ndaj vlerave.’

Në fillim të fjalimit të tij, udhëheqësi i Revolucionit Islamik, në takimin e bërë me studentë lidhur me çështje të ndryshme që përfshijnë çështjet e vendit, propozimet, ankesat dhe kritikat, u shpreh kështu: ‘Rezultati më i rëndësishëm i këtij takimi është shfaqja e lëvizjeve shpirtërore, të gjalla dhe motivuese midis nxënësve me prirje të ndryshme dhe kjo atmosferë e vërtetë është pikërisht e kundërta e imponimeve të armiqve, të të huajve dhe të disa antarëve të brendshëm, lidhur me mbizotërimin e depresionit dhe zhgënjimit në universitete.

Prania e një gjendjeje të tillë shpirtërore, i bënë nxënësit të ndjehen të dobishëm.’

Duke i’u referuar fjalimit të nxënësve në këtë takim dhe kritikave të tyre ndaj çështjeve të shumë vendeve, Imam Hamanei tha se shumica e këtyre kritikave janë kritika të pranueshme dhe shtoi se: ‘Realizimi i kërkesave të shprehura lirshëm nga të rinjtë, nuk është i lehtë kur merret parasysh realitet dhe realizimi i tyre kërkon punë, përpjekje dhe parakushte të caktuara.

Një nga parakushtet për përmbushjen e këtyre kërkesave është që të ketë të rinjë të vullnetshëm dhe të vendosur si dhe përpjekja dhe shfaqja e ideve për zgjidhjen e këtyre problemeve.’

Më pas, duke iu referuar kritikave të studentëve ndaj disa institucioneve, Imam Hamanei u shpreh kështu: ‘Për shembull, drejtimi i institucioneve të tilla siç janë forcat e armatosura, i takon Udhëheqjes, por Këshilli i Lartë për Televizion dhe krerët e sistemit gjyqësor nuk mund të drejtohen nga Udhëheqja, pavarësisht faktit se janë emëruar nga ajo. Për shembull, unë kam pasur dhe vazhdoj të kem kritika në çështje të ndryshme edhe ndaj qeverisë aktuale të IRIB-it, edhe ndaj asaj të mëparshme.

Zgjidhja themelore për mangësitë dhe problemet e disa institucioneve si Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit është hyrja e anëtarëve të rinjë, aktiv, besues dhe motivues në këto institucione dhe unë i’a theksova atyre këtë çështje.’

Duke deklaruar se Revolucioni Islamik dhe lëvizja e vendit janë duke vazhduar përpara, udhëheqësi i Revolucionit Islamik u shpreh kështu: ‘Unë kam thënë disa herë se e ardhmja është më e mirë se e sotmja dhe ajo i’u takon të rinjëve, por për këtë, duhet të qëndrosh në rrugën e duhur, të mos e njohësh lodhjen dhe të veprosh vazhdimisht.

Kjo vizitë e studentëve bartë një lajmë të mirë dhe shpresë se në universitete ka studentë besimtarë, entuziastë dhe të vendosur.

Kur merret parasysh ky realitet, është e nevojshme të përmirësohen mendimet e atyre që flasin pa shpresë për të ardhmen dhe studentët.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Imam Hamanei iu referua edhe çështjes lidhur me atë se si mund të bëhesh revolucionarë, të qëndrosh revolucionarë dhe të veprosh si revolucionarë.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, së pari i zbuloi pesë fazat e revolucionit dhe u shpreh kështu: ‘Në fillim të fitorës së Revolucionit Islamik, kishte një ide të gabuar se pas formimit të sistemit, revolucioni do të përfundonte dhe ishte e obligueshme të formohen institucionet dhe burokracia, dhe kjo ide e gabuar cilësohej si revolucion, tension, konfliktë dhe punë e palgjishme.’

Imam Hamanei, i cili deklaroi se krijimi i një sistemi islamik dhe revolucionar është faza e dytë, u shpreh kështu: ‘Për realizimin e sistemit revolucionarë dhe islamik, qëllimeve, idealeve dhe vlerave të tij, ekziston nevoja për të krijuar një qeveri revolucionare, qeveri e cila beson në fazën e tretë, pra në themelet e sistemit islamik.’

Imam Hamanei, i cili deklaroi se me sjelljen e duhur dhe realizimin e idealeve të qeverisë islamike dhe revolucionare, do të formohet faza e katërt, pra një shoqëri islamike dhe revolucionare, shtoi se: ‘Sistemi islamik, qeveria islamike dhe shoqëria islamike do të jenë fillimi i përbërjes së fazës së pestë, pra  cilivizimit islamik dhe revolucionarë. Për këtë arsye, revolucioni nuk përfundon kurrë dhe vazhdon gjithmonë.’

Më pas, Imam Hamanei iu referua vlerave të sistemit islamik dhe revolucionarë, duke thënë se: ‘Një nga këto vlera që janë shumë të rëndësishme, është dinjiteti kombëtar, pra ndjenja e mburrjes kombëtare që bazohet në realitetin shoqërorë, e jo në ëndrra.’

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik tha se koncepti i "vetëvlerësimit kombëtar", "pavarësisë politike, ekonomike dhe kulturore" si dhe "liria", përfshirë edhe lirinë e mendimit, të fjalës dhe të veprimit, është një nga idealet e tjera të sistemit islamik, dhe shtoi se: ‘Pa liri, nuk do të kishte zhvillim shpirtërorë dhe përparim të shoqërisë, por kjo liri kërkon një rregull dhe kornizë, përndryshe do të çoj në mospërfillje, ashtu si në botën perëndimore.’

Imam Hamanei tha se edhe “sigurimi i drejtësisë”, “zhvillimi i moralit tradicional” dhe “rritja shpirtërore dhe të qenurit gati për të shpëtuar nga skllavëria e epshit dhe zemërimit”, janë po ashtu disa nga idealet e tjera, duke shtuar se: ‘Realizimi i këtyre idealeve nuk është i mundur në afat të shkurtër dhe realizimi i tyre kërkon një veprim afatgjatë dhe të ndërgjegjshëm.

Pa revolucion, ideal dhe vazhdimësi, vetëm qeveria e një vendi do të ndryshojë nga një person në tjetrin. Për këtë arsye lëvizja duhet të vazhdojë drejt idealeve.’

Në përmbledhjen e pjesës së dytë të fjalimit të tij, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik u shpreh kështu: ‘Unë jam i informuar për çështjet e shoqërisë nëpërmjet kanaleve të ndryshme dhe po pranoj ndjenjat e atij të riut që tha se gjendja është shumë e keqe, por duke marrë parasysh të gjitha çështjet, unë besoj se sistemi Islam ka bërë përparim në të gjitha këto ideale brenda dyzet vjetëve.

Ne kemi bërë përparim të mirë madje edhe në fushën e drejtësisë, edhe nëse kemi mbetur prapa në krahasim me përparimin e pritur.’

Imam Hamanei tha se liritë aktuale në mjedisin social, politik, mediatik dhe virtual në vend janë në një shkallë të pakrahasueshme me periudhën e regjimit shtypës Shah, dhe shtoi se: ‘Disa mund të thonë pse IRIB nuk është kritikuar, por, përkundrazi, zyrtarët qeveritarë janë ankuar disa herë ndaj pjesëve të ndryshme të IRIB-it.’

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik rikujtoi përparimet e dukshme dhe të ndjeshme në fushën e shkencës dhe teknologjisë dhe u shpreh se: ‘Ne kemi bërë përparim në fushën e idealeve dhe sigurisht që nuk duhet të mjaftohemi vetëm me kaq dhe duke marrë parasysh mundësitë dhe kapacitetet, ne duhet të vazhdojmë në këtë lëvizje me mburrje, forcë dhe shpejtësi.’

Në fjalimin e bërë me mijëra studentë, Imam Hamani vazhdoi duke iu referuar pengesave për ndjekjen e idealeve.

Imam Hamanei, i cili deklaroi se qeveria revolucionare dhe shteti revolucionarë janë arsyjet për realizimin e idealeve, u shpreh se: ‘Nëse prishet ky faktor kryesor, ne me siguri do të hasim probleme në rrugën e revolucionit.’

Udhëheqësii Revolucionit Islamik tha se akademikët, intelektualët, artistët dhe shkencëtarët janë ndër arsyet për përshpejtimin  e veprimit drejtë idealeve dhe shtoi se: ‘Forcat e reja, si lokomotiva, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në realizimin e këtyre idealeve.’

Imam Hamanei tha se shpresa, vullneti dhe planifikimi janë disa nga arsyet e tjera për përparim në fushën e idealeve dhe u shpreh se: ‘Ata që i japin dëshpërim shoqërisë jo gjithmonë mund të jenë armiq, por ato që ata bëjnë janë të njëjta me ato që bën armiku.’

Duke iu referuar pengesave për realizimit të idealeve, udhëheqësi i Revolucionit Islamik tha: ‘Disa po thonë se pse Imam Hamanei është duke i hedhur të gjitha problemet mbi Amerikën dhe Anglinë. Ky është një keqkuptim. Sepse  unë them se një pjesë e madhe e problemeve janë probleme të brendshme dhe se armiku i ka keqpërdorur ato.’

Imam Hamanei gjithashtu vuri në dukje se mosnjohja e miqve dhe armiqve, shpërfillja e problemeve dhe marrja me justifikimet shkatërruese dhe nxitëse të konfliktit, janë disa nga pengesat në veprimin drejt idealeve.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik tha se zgjedhja e produkteve të huaja në vend të produkteve të Iranit është një nga problemet më të mëdha në shoqëri dhe shtoi se: ‘Duhet të fshihet mendimi i shoqërisë se produktet e huaja janë më të mira.’

Imam Hamanei tha se mënyra islamo-iraniane e jetesës është e nevojshme për lëvizjen drejt revolucionit dhe shtoi se: ‘Të gjitha këto kërkesa duhet të realizohen me durim, inteligjencë dhe mençuri.’



Burimi : Rast Haber