Qeveria e Austrisë po fokusohet tek çështja e refugjatëve dhe ndihmat sociale.

Publikuar në Maj 31, 2018, 2:34 a.m.

Gazeta gjermane NNZ shkruan për rrugët e reja të refugjatëve që po krijohen në Ballkan dhe shqetësimet e Austrisë me këtë fakt. Kancelari Sebastian Kurz  ka deklaruar se tani "po krijohet një rrugë e re e refugjatëve në Ballkan". Refugjatët po kalojnë pëmes "rrugës shqiptare", prej Greqisë nëpër Ballkanin Perëndimor e deri në Slloveni dhe Evropën Perëndimore. Gazeta citon autoritetet e Austrisë se rrugët do të mbyllen në mënyrë hermetike, në qoftë se vazhdohet me këtë intensitet.

„Në Austri kanë ardhur deri në mars të këtij viti rreth 4.000 persona që kanë kërkuar azil. Këto ta kujtojnë kohën e krizës së vitin 2015, kur në Austri kanë kërkuar gjatë gjithë vitit azil rreth 90.000 vetë." Ndërsa gazeta "Süddeutsche Zeitung" shkruan se qeveria e Austrisë po fokusohet tek çështja e refugjatëve dhe ndihmat sociale që duhet të jepen. Kancelari Kurz thotë se ata do të përpiqen të ruajnë sistemin social, sepse shumë persona vijnë atje vetëm për të kërkuar ndihma sociale