Shejh Nebil Kavuk: Rezistenca është e gatshme të fitojë një fitore më të madhe se ato të vitit 2000 dhe 2006

Publikuar në Maj 30, 2018, 2:14 a.m.

Anëtari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbollahut, Shejh Nebil Kavuk tha se siguria e vetme e Libanit në luftën kundër pushtimit të regjimit sionist është strategjia e zhvillimit midis ushtrisë dhe rezistencës.

Duke folur në një ceremoni të organizuar me rastin e përvjetorit të çlirimit të Libanit jugor, 25 maj të vitit 2000, Shejh Nebil Kavuku shpreh kështu: ‘Sot jemi mbledhur këtu për të theksuar se ne ende kemi fuqinë e rezistencës; fitorja e korrikut të vitit 2006 ishte më e madhe se fitorja e majit të vitit 2000 dhe sot rezistenca është e gatshme të fitojë një fitore edhe më të madhe se ato të vitit 2000 dhe 2006.

Është shumë e natyrshme që një rezistencë që prek Amerikën dhe arabët dhe zbulon të gjitha mënyrat e normalizimit të marrëdhënieve të sauditëve me Izraelin, të jetë qëllimi i Izraelit, Amerikës dhe Arabisë. Arabia Saudite nuk ka marrë mësim nga aventurat e pandërgjegjshme në Jemen, Irak, Siri, Palestinë apo në Liban, dhe sot mbështet një koalicion parlamentar (në Liban) qëllimi i vetëm i të cilit është të dobësojë, të bllokojë dhe të rrëzojë rezistencën si dhe të pengoj zhvillimin dhe planet e saj politike.

Arabia Saudite është hedhur përsëri në një aventurë të pandërgjegjshme në luftën kundër rezistencës dhe ka harruar se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare kanë forcuar ekuacionet të cilat nuk janë në favor të projektit saudit-amerikan. Sepse, rezistenca pas zgjedhjeve është bërë më e fortë dhe sot, Hezbollahu është gati për pjesëmarrje aktive në qeverinë e re dhe kjo pjesëmarrje konsiderohet si një disfatë e re në planet e Amerikës dhe sauditëve për të synuar rezistencën.’

Më 21 maj të vitit 2000, në Libanin jugor filloi një luftë me ushtarët e regjimit sionist dhe forcat e lidhura me to dhe brenda katër ditëve, edhe ushtari i fundit i regjimit sionist u detyrua të largohet nga Libani jugor dhe kështu 25 maji u quajt si përvjetor i çlirimit të Libanit Jugor.

Në të njëjtën kohë, 12 vjet më parë, armiku sionist sulmoi Libanin, me mbështetjen e hapur të vendeve të ashtuquajtura vende arabe, vendeve evropiane dhe Amerikës, dhe kjo luftë vazhdoi nga 12 korriku deri më 15 gusht të vitit 2006. Në këto sulme që zgjaten 33 ditë, ka pasur humbje të mëdha në Bejrut dhe në rajonet jugore, por lufta përfundoi me fitoren e Hezbollahut dhe pohimin e presidentit të atëhershëm libanez, Emile Lahoud dhe regjimit sionist.



Burimi : Suriye Gerçekleri