Arabia Saudite po financon forcën e rojëve kufitare nën udhëheqjen e YPG-së

Publikuar në Maj 30, 2018, 2:11 a.m.

Arabia Saudite të cilës presidenti i SHBA-së, Donald Trump i bëri presion, duke i thënë se “Nëse dëshironi që ne të qëndrojmë në Siri, ju duhet të financoni”, ka filluar të financojë Forcën e Rojëve Kufitare të cilën Pentagoni e ka themeluar në veri të Sirisë nën udhëheqjen e YPG-së (Njësisë së Mbrojtjes së Popullit).

Edhe gazeta e qeverisë siriane ‘Vatan’, edhe faqja  e opozitarëve sirian 'Baladi News’ kanë njoftuar se Forca e Rojeve Kufitare e udhëhequr nga PYD/YPG, po mbështetet nga Arabia Saudite.

Si vend ku filloi formimi i forcës së rojeve kufitare, Gazeta Vatan e tregoi provincën Haska të rajonit nën kontrollin e PYD/YPG. 'Baladi News' vuri në dukje se regjistrimet e rojeve kufitare filluan në Yarubiye pranë qytetit Musul, në kufirin e Sirisë me Irakun. Ka pasur edhe lajme lidhur me atë se aty ka pasur këshilltarë ushtarak sauditë.

‘NË RASULAYN HENDEK, NDËRSA NË KUFI ME TURQINË PIKA KONTROLLI’

'Baladi News' e cila shkroi se anëtarët e PYD/YPG kanë vendosur barriera betoni në qytetin Rasulayn në kufirin Siri-Turqi, shtoi se forca e re është përgatitur të formojë pika kontrolli në kufirin Siri-Irak-Turqi.

‘TË RINJTË PO I’U BASHKOHEN PËR SHKAK TË PROBLEMVE EKONOMIKE’

Burimet lokale deklaruan se PYD/YPG lejoi pjesëmarrjen në rojet e reja kufitare të financuara nga Arabia Saudite, duke shtuar se: “Të rinjtë po i’u bashkohen rojeve kufitare për shkak të rritjes së problemve ekonomike në rajon.”

‘PAGË 200 DOLARË’

Sipas kësaj, rojet që do të shërbejnë për 2 vjet do të marrin një pagë prej 200 dollarë.

‘FISET ARABE REAGUESE’

Hammad Esad, zëdhënësi i formimit të Këshillit të Lartë të fiseve siriane, tha se forca e rojeve të reja kufitare është një pjesë e rrjetit për shpërfilljen e gënjeshtrave të YPG-së.

‘DO TË NXITET KONFLIKTI RIAD-ANKARA’

Forcat al Senadid u themelua në vitin 2014 nga fisi Shammar për të luftuar ISIS-in.

Në fakt, Esad tha se ka një mosmarrëveshje të madhe mes fisit Shammar dhe Arabisë Saudite, duke shtuar se: “Ikja e sauditëve lidhur me rolin në këtë forcë, është një përpjekje për të përshkallëzuar konfliktet dhe tensionet midis Riadit dhe Ankarasë.”

CILËSI E ‘USHTRISË PREJ 30.000 PERSONA’

Në muajin janar, SHBA-ja dhe koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja deklaruan se do të formohet një ‘forcë e rojeve kufitare’ prej 30.000 vetë, në veri të Sirisë. Ndërsa, Ankaraja kishte reaguar shumë ashpër për këtë.



Burimi : Sputnik News