BIK përfiton nga rasti, shfrytëzon pronën e xhamisë dhe u merr mijra euro në muaj

Publikuar në Maj 30, 2018, 2:02 a.m.

BIK mori pronën për ndërtimet për xhaminë e Prishtinës por gurthemeli që u vendos në vitin 2012, u mbulua nga mbishkrimet e mbeturinat.

E meqë punimet për ndërtimin e Xhaminë Qendrore në kryeqytet nuk filluan, automjetet e Postës dhe Telekomit të Kosovës, vazhdojnë të parkohen aty, njofton Klan Kosova.

Edhe pse projekti po vonohet, Bashkësia Islame, nuk është se po humb materialisht. Telekomi i Kosovës, i paguan BIK-ut 3000 euro në muaj për t’u parkuar aty, shumë kjo që para 1 janarit të 2013-tës i paguhej Komunës së Prishtinës.

Klan Kosovës, kontratën që kushton 36 mijë euro në vit ia konfirmoi edhe zëdhënësi i Telekomit, Arsim Bilalli. BIK tregoi përmes emailit se për cka janë paraparë paratë që deri më tani kapin shifrën 195 mijë euro.