Popullsia muslimane e Evropës do të jetë 8 përqind deri në vitin 2030

Publikuar në Maj 30, 2018, 1:57 a.m.

Muslimanët gjithashtu do të përbëjnë 2.1 përqind të popullsisë amerikane deri në vitin 2030, thotë raporti i ri mbi Diasporën Globale Muslimane.

Popullsia muslimane e Evropës do të rritet në 8 për qind dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2.1 për qind deri në vitin 2030, sipas raportit të Diasporës Globale Muslimane të publikuar të shtunën.

Raporti u publikua në një seminar në Stamboll të quajtur "Diaspora Muslimane: Paqja Globale dhe Vështirësitë për Mirëqenien".

Seminari dy-ditor u bashkëorganizua nga Presidenca e Kryeministrit turk për turqit jashtë vendit dhe komunitetet përkatëse (YTB) dhe Qendra Statistikore e Kërkimeve Ekonomike dhe e Trajnimit për Vendet Islame (SESRIC) nën Organizimin e Bashkëpunimit Islamik (OIC).

Raporti gjithashtu nënvizon se Austria ka popullsinë më të madhe muslimane në Evropë. Ajo shton se aktualisht në Evropë jetojnë 44 milionë muslimanë dhe mbi 5 milionë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rezultatet e raportit po diskutohen gjatë punëtorisë dy-ditore, e cila përfundon nesër, me pjesëmarrjen e studiuesve nga e gjithë bota.



Burimi : World Bulletin