Ndalim për kompanitë që bojkotojnë Izraelin në Louisiana të SHBA-së

Publikuar në Maj 29, 2018, 4:16 a.m.

Është nënshkruar një vendim i habitshëm lidhur me kompanitë që bojkotojnë Izraelin në Louisiana të SHBA-së. Pas kësaj, u ndalua dhënia e punës nga tenderët publikë për kompanitë që bojkotojnë Izraelin.

Guvernatori i Louisianës, demokrati John Bel Edwards ka nënshkruar një vendim i cili parasheh ndalimin për dhënien e punës nga ofertat publike për kompanitë që bojkotojnë Izraelin dhe rajonet nën kontrollin e Izraelit.

Ky vendim përfshinë deklaratat të cilat kanë në shenjë lëvizjen BDS (Bojkot, Ndalim, Sanksione), e cila nxit bojkotimin e Izraelit në mbarë botën kundër masakrave dhe veprimtarive pushtuese të tij në Palestinë.

Sipas këtij vendimi, kompanitë në shtetin e Louisianës që janë të përfshirë në tenderët publikë do të nënshkruajnë një marrëveshje lidhur me atë se ata nuk marrin pjesë në ndonjë aktivitet që bojkoton Izraelin dhe se nuk do të marrin pjesë në ndonjë aktivitet të tillë gjatë periudhës së kontratës së tyre dhe nëse kompanitë që mbështesin bojkotin kundër Izraelit kanë kontrata pune me këtë shtet, ato do të anulohen.

‘JAM SHUMË I LUMTUR’

Në deklaratën e bërë lidhur me këtë vendim, guvernatoi Edwards u shpreh: “Izraeli është aleati më i madh i SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe demokracia e vetme në rajon. Miqësia jonë me Izraelin që nga e kaluara, ka dhënë përfitime të panumërta si për SHBA-në, ashtu edhepër shtetet tona. Bojkotimi i Izraelit është një përpjekje për të dëmtuar këtë marrëdhënie miqësie. Jam shumë i lumtur që Louisiana është midis 25 shteteve të SHBA-së, ku bojkotimi i Izraelit është i ndaluar.”

Në mesin e shteteve të cilat ndalojnë tenderët publik për kompanitë që marrin pjesë në aktivitetet e bojkotimit ndaj Izraelit janë shtetet e mëdha si Maryland, Arizona, Karolina e Veriut, Pennsylvania, New Jersey dhe Ohio.

Me vendimin e lëshuar nga shteti amerikan i Louisianës, ky vend u bë shteti i 25-të ku ndalohet bojkotimi i Izraelit.



Burimi : Sputnik News