Rusia paralajmëron luftë në Kosovë, i nxiti rasti e Gjuriqit

Publikuar në Maj 29, 2018, 4:13 a.m.

SHBA dhe Rusia dënuan incidentet në veri të Mitrovicës dhe arrestimin e Marko Gjuriq, duke thënë se këto veprime nxisin kthimin e konflikteve të armatosura në Kosovë. Një njoftim erdhi nga Rusia duke deklaruar se dënon ashpër një incident në Mitrovicë, me qëllim të frikësimit të serbëve të Kosovës, siç pohohet në deklaratën e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme.

Në deklaratë thuhet -“Ne e dënojmë me forcë këtë ngjarje që synon kërcënimin e serbëve të Kosovës, trajtimin arbitrar të Marko Gjuriq, i cili është kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Prishtinën.”

“Konkluzioni është kjo: Prishtina, BE dhe SHBA nuk kanë ndërmend të marrin parasysh të drejtat dhe interesat e serbëve dhe janë të vendosur të mbledhin përpjekjet e tyre për të mbrojtur interesat e ligjshme të tyre,” thuhet në deklaratë.

Ministria ruse beson se është e qartë se shqiptarët në Kosovë ndjekin këshillat e klientëve të tyre amerikanë dhe evropianë. Moska paralajmëroi gjithashtu se kjo “linjë jashtëzakonisht e rrezikshme është e ngarkuar me kthimin e konflikteve të armatosura në Kosovë dhe destabilizimit në rajonin e Ballkanit si një e tërë,” thuhet në deklaratë.

SHBA në deklaratën e saj “dënon ashpër” ngjarjet në Mitrovicë, të cilat ata thonë se në mënyrë të panevojshme ngrenë tensione dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal.