Ja çfarë na bënë BE - 42 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetsia kosovare

Publikuar në Maj 29, 2018, 4:10 a.m.

Mosliberalizimi i vizave ka bërë që shumë kosovarë të heqin dorë nga nënshtetësia e tyre. Për nëntë vjet mbi 40 mijë kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare. Që nga viti 2009 e deri në fillim të vitit 2018 mbi 42 mijë qytetarë, ndërsa vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti mbi 1600 edhe mbi kosovarë.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Izmi Zeka ka deklaruar se numri i tyre po shënon rritje nga viti në vit. Shqetësues është se numri më i madh i personave që heqin dorë nga shtetësia kosovare, kryesisht të rinj, nga mosha 18 deri në 34-vjeçar.

Vetëm për katër muajt e parë të vitit 2018 rreth 1700 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës.

Sipas zëvendësministrit, arsyeja kryesore e heqjes dorë nga shtetësia është marrja e shtetësisë së ndonjë vendi tjetër të Bashkimit Evropian, i cili nuk lejon dyshtetësinë për shtetas që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian.