Udhëheqësi shprehu ngushëllime për vdekjen hoxhës iranian

Publikuar në Maj 29, 2018, 3:39 a.m.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, i shprehu ngushëllimet për vdekjen e klerikut të lartë dhe ish Imamit të Xhumasë  të qytetit veriperëndimor Urumia,  Huxhet ul - Islam Ghulam Riza Hassani.

Në një mesazh të mërkurën, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, shprehu ngushëllimet për familjen e Huxha ul-Islam Ghulam Riza Hassani, autoriteteve fetare, popullit të Urumisë dhe krahinës perëndimore të Azarbajxhanit.

Udhëheqësi gjithashtu e nderoi hoxhën e ndjerë për përpjekjet e palodhshme dhe të gjithanshme për të mbrojtur  Themelimin e Shtetit Islam kundër pushtuesve të huaj dhe kundërrevolucionarëve në vend.

Ajetullah Sejjid Ali Hamenei u lut që Allahu ta mëshiron shpirtin e tij dhe ta shpërblen me Xhennet në Ahiret.

Huxhat ul- Islam Riza Hassani ishte imami i parë  i Xhamisë së Madhe të Urmisë pas fitores së Revolucionit Islamik.

Ai gjithashtu shërbeu si anëtar i Asamblesë Konsultative Islamike në mandatin e parë nga distrikti zgjedhor i Urmisë dhe përfaqësuesi i Udhëheqësit në provincën perëndimore Azarbaixhanit  dhe kreu i Namazit të Xhumasë në  Urum.

Ai vdiq të hënën në moshën 91 vjeçare.



Burimi : IQNA