Profesoresha amerikane e përqafoi fenë Islame

Publikuar në Maj 28, 2018, 12:46 a.m.

Koordinatorja mes myslimanëve dhe të krishterëve në Senegal, prof. amerikane Maria Lifini, kishte nderin të vizitonte Xhaminë e Shenjtë të  Imam Aliut (a.s.). Punonjësit e Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun e mirëpritën dhe e shoqëruan atë.

"Unë i njihja stilet, mënyrat  e jetës dhe sjelljet e muslimanëve nëpërmjet komunikimit me ta në Miçigan, Liban dhe Senegal. Për shkak të asaj që pashë dhe përjetova me ta, e përqafova fenë Islame, "deklaroi ajo në një deklaratë për shtyp në Qendrën Mediale të Xhamisë  të Shenjtë të ‘Imam Aliut’.

"Mësova urtësinë, devotshmërinë dhe moralin e lartë të Imam Aliut (a.s.), edhe më mirë i mësova duke vizituar Xhaminë e Shenjtë të Imam Aliut “.

Në përfundim të vizitës së saj, në Xhaminë e Shenjtë, prof. amerikane vizitoi bibliotekën e Xhamisë të ‘Imam Aliut, ku ishin ekspozuara  botimet e saj në gjuhën angleze dhe botime të tjera nga Xhamia e Shenjtë.



Burimi : ABNA