Kina fitoi betejën për detin jugor kinez

Publikuar në Maj 27, 2018, 3:49 a.m.

Kina ka përforcuar prezencën e saj në detin jugor kinez. Pekini ka vendosur të mbajë manovra ushtarake në kohën e eskalimit të tensioneve në mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Veriore, me ç’rast Pjongjangu për shkak të stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të forcave amerikane dhe jugkoreane ka vendosur të prolongojë bisedimet e dakorduara me Seulin, të cilat në fund sollën gjer në luftën verbale me Washingtonin i cili tani për tani refuzoi  të mbajë samitin e paraparë në Singapor me 12 qershor. Njëkohësisht sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo ka paralajmëruar strategjinë për rajonin indo-pacifik në të cilin boshti i forcave të përbashkëta ushtarake do të përbënin SHBA-të, India, Australia dhe Japonia.

Njëkohësisht Pekini premten e kaluar ka publikuar incizimet ushtarake dhe disa bombardues strategjik H-6K të cilët ateruan në ishujt artificial në hapësirën e detit jugor kinez  të cilën po e kontestojnë Kina, Filipinet, Vietnami dhe Malajzia, si dhe Tajvani , de fakto shtet i pranuar pjesërisht të cilën Kina e konsideron territor të saj përkohësisht të rebeluar.

Prej shteteve të cilat po kontestojnë Pekingun rreth detit jugor kinez është prononcuar vetëm Filipinet, të cilët kanë porositur se do të ndërmarrin”aktivitetet adekuate diplomatike”. Nga ana tjetër, ushtria amerikane ka dërguar anijet në hapësirën e cekur, pasi që prezenca gjithnjë më e fuqishme në atë pjesë të detit jugor kinez”ka rritur shqetësimin e Perëndimit për shkak të qëllimeve përfundimtare të Pekinit”.SHBA-të kanë kritikuar “militarizimin kinez të ishujve artificial” dhe kanë porositur”se do të zbatojnë ushtrime të rregullta ajrore dhe detare që të konfirmojnë të drejtën në lundrimin e lirë”.

Por ushtrimet e ushtrisë kineze në të cilat për herë të parë kanë shfrytëzuar bombarduesit strategjik H-6K mund të interpretohet si porosi e qartë e Pekinit se kush e kontrollon këtë hapësirë. Viteve të kaluara Kina jo vetëm që modernizoi forcat e armatosura por edhe përforcoi prezencën ushtarake në detin jugor kinez dhe konfirmon dominimin e saj në rajon i cili dikur është konsideruar pronësi ekskluzive e ushtrisë amerikane e cila është prezent aty, pasi që gjendet në pjesën e Pacifikut buzë bregdetit kinez të cilën e konsideron si një rrugë tregtare më të rëndësishme në Azinë juglindore.

SHBA-të posaçërisht e kritikojnë Kinën “për shkak të dëshirës së saj për dominim dhe shkeljen e drejtës ndërkombëtare”. Por, ngjarjet e fundit në detin jugor kinez tregojnë se si qeveria kineze nuk i kushton fare vëmendje kritikave amerikane.”Kinezët janë gjithnjë e më shumë të sigurt në shfrytëzimin e fuqive të tyre dhe ka filluar të testojë qëndrueshmërinë e SHBA-ve”, ka deklaruar Bonnie Glaser nga Qendra për studime strategjike ndërkombëtare në intervistën e tij për Business Insider.

 

“Kina tani është më e hapur në strategjinë e vet dhe më pak e shqetësuar për reaksionet e mundshme të fqinjëve të saj apo Washingtonit. Me fjalë tjera beson se mund të përballet”, ka shtuar Glaseri. Në kohët e fundit Kina ka imponuar rregullat shteteve fqinjë në shfrytëzimin e trafikut kontestuese detar, kryesisht në sektorin e peshkimit.

“Dislokimi i bombarduesve strategjik në ishujt artificial do të thotë se ato mund të jenë në shënjestër të raketave amerikane”, ka thënë Bill Hayton, eksperti për Azinë  në thinj-tankun londinez Chatham House, edhe pse Kina më herët në ishujt artificial ka vendosur sistemet bashkëkohore kundërajrore dhe ka krijuar të ashtuquajturin” mburojën anti raketore”.

Haytoni për Business Insider ka deklaruar se militarizimi i Pekinit hap rrugën Kinës që të merr kontrollin mbi tërë hapësirën kontestuese dhe resurset natyrore në detin jugor kinez. Megjithatë, askush nuk do të gjuajë kundër tyre dhe  të fillojë luftën. Kush do të kërkonte këtë?, ka përfunduar Haytoni.



Burimi : Logično