Hapi i ardhshëm i Trumpit është xhamia el-Aksa

Publikuar në Maj 27, 2018, 3:34 a.m.

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës, Hamas, Fevzi Berhum deklaroi se qëndrimi i ambasadorit amerikan, David Feridman, zbuloi se qeveria amerikane bashkëpunon me regjimin sionist të Izraelit për të abuzuar dhe dhunuar kombin palestinezë dhe umetin arabë dhe islam.

Para disa ditëve, u publikua një pamje në të cilën ambasadori amerikanë në Palestinë, David Feridman mbante në dorë një fotografi në të cilën tregohej se Kupola e Shkëmbit (Qubbat As-Sakhrah) dhe xhamia el-Aksa janë shkatërruar dhe janë zëvendësuar me Tempullin e Solomonit.

Në të vërtetë, regjimi sionist i Izraelit i cili mori guxim nga shtimi i politikave konspirative të presidentit amerikan, Trump ndaj Jeruzalemit, kohëve të fundit bëri një akt provokues duke paraqitur modelin e një tempulli në çatinë e një ndërtese pranë xhamisë el-Aksa.

Duke përfituar nga mbështetja e pakushtëzuar e SHBA-së dhe qëndrimi pasiv i institucioneve ndërkombëtare siq është OKB-ja, regjimi sionist i Izraelit dëshiron të shkatërrojë historinë e kombit palestinezë dhe të gjitha simbolet islamike në Palestinë dhe ato t’i zëvendësoj me simbolet izraelite. Ndërkohë, kuptohet se qeveria amerikane, regjimit sionist nuk i ka dhënë dritë të gjelbër vetëm për aktivitetet shkatërruese në rajon dhe vazhdimin e shkatërrimit të xhamisë el-Aksa, por zyrtarët amerikan, sidomos gjatë periudhës së Trumpit, i kanë dhënë këtij regjimi dritë të gjelbër edhe për vazhdimin e lëvizjeve autoritative në Beytulmukaddes duke marrë pjesë drejtpërdrejt në aktivitetet shkatërruese të sionistëve radikal ndaj xhamis el-Aksa.

Sidoqoftë, tani vërehet se Amerika dhe regjimi sionist po fillojnë komplote të rrezikshme ndaj Jeruzalemit. Kjo situatë tregon edhe lidhur me atë se pse Amerika ka zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem. Me këtë lëvizje, Amerika dëshiron ta përshpejtojë planin e Trumpit të njohur me emrin marrëveshja e shekullit. Sipas këtij plani të Amerikës, Jeruzalemi i jepet regjimit sionist si dhe shkatërrohen të gjitha simbolet islamike dhe palestineze brenda saj.

Naxheh Bekirat, kryetari i fondacioneve islamike në Jerusalem, tha se ata po përfitojnë nga regjimi sionist dhe ambasada amerikane për të fshehur aktivitetet shkatërruese kundër Jeruzalemit. Bekirat theksoi se Izraeli pirat dëshiron të zhdukë identitetin arab dhe islamik të Jerusalemit.

Por, përkundër gjithë kësaj dhune, kombi palestinez vazhdon të mbrojë Jerusalemin dhe xhaminë el-Aksa. Ndërkohë, këto zhvillime tregojnë se kombi palestinezë ka ashpërsuar aktet e veta protestuese në një kohë kur është afruar dita e Jeruzalemit dhe kjo gjë shqetëson thellësisht Amerikën dhe zyrtarët sionist.

Kombi palestinez refuzon planin amerikan të quajtur marrëveshja e shekullit dhe kështu, me protestat e organizuara, ata kanë shpartalluar këtë plan në praktikë. Por, Amerika dhe Izraeli pirat po vazhdojnë komplotet e tyre të ndryshme, prandaj kombi palestinezë dhe bota islame duhet të jenë më të vëmendshëm.



Burimi : Rast Haber