Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së ka ndaluar ndërhyrjen ushtarake në Iran

Publikuar në Maj 27, 2018, 3:01 a.m.

Një nga dy krahët e Kongresit të SHBA-së, Dhoma e Përfaqësuesve, me një amandament në Aktin e Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes të vitit 2019, ka penguar ndërhyrjen ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump në Iran pa lejen e Kongresit.

Amandamenti i propozuar nga Keith Maurice Ellison, një anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe i mbështetur nga demokratët si dhe republikanët, u pranua me unanimitet.

Në deklaratën e bërë në llogarinë e tij në Twitter, lidhur me këtë amandament Ellison u shpreh: “Këtë javë, Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA-së pranoi dhe miratoi amandamentin tonë dypartiak duke e bërë të qartë qëndrimin e Kongresit se nuk ekziston asnjë ligj që i jep presidentit fuqi për të nisur sulm ushtarak kundër Iranit.”

Ellison vazhdoi duke thënë se: “Pranimi me unanimitet i këtij amandamenti dypartiak është një përgjigje e fortë kundër tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja me Iranin dhe deklaratave të tij gjithnjë e më armiqësore. Sot, Kongresi ka ndërmarrë veprim për të rimarrë autoritetin e vet për përdorimin e forcës ushtarake.”

Presidenti i SHBA-së, Trump ka njoftuar se do të sjellë sanksione të rënda në Teheran, duke e tërhequr vendin e tij nga marrëveshja e nënshkruar midis Iranit dhe vendeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Gjermanisë në korrik të vitit 2015. Të hënën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo deklaroi se SHBA-ja njoftoi një listë me 12 pika që përbajnë kërkesat e Iranit dhe deklaroi se do të zbatojë ‘presion financiar të paparë’ dhe ‘sanksionet më të forta në histori’ kundër Iranit.

Reagimi i Iranit ndaj deklaratës së Uashingtoni ka shkaktuar konflikte mes dy vendeve.



Burimi : Sputnik News