Pekini dhe Berlini të vendosur për të ruajtur marrëveshjen e Iranit

Publikuar në Maj 27, 2018, 2:54 a.m.

Një zyrtar i lartë gjerman i referohet vizitës së Kancelares gjermane Angela Merkel në Pekin, duke thënë se Gjermania dhe Kina kanë vullnet të përbashkët për të mbajtur marrëveshjen bërthamore të Iranit.

"Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA) është shtylla kryesore e stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe ne do të përpiqemi ta ruajmë atë," tha zyrtari gjerman në kushte anonimiteti.

Krerët e të dy vendeve pajtohen për të përfituar nga kapacitetet tregtare për të ruajtur marrëveshjen e Iranit, shtoi ai.

Mekel drejton një delegacion të nivelit të lartë ekonomik, është  planifikuar të ketë një udhëtim në Kinë të mërkurën për të mbajtur takimin me presidentin kinez Xi Jinping.

Ajo do të diskutojë gjithashtu marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe mosnjohjen e marrëveshjes nga SHBA-ja.

Kryetari i SHBA-ve  Donald Trump njoftoi më 8 maj 2018, se Uashingtoni do të tërhiqej nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe do të rivendoste sanksionet bërthamore mbi Iranin.

Ndërsa shumica e fuqive botërore duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Bashkimin Evropian kanë theksuar vazhdimisht se mbajtja e marrëveshjes është në interes të paqes dhe sigurisë botërore.



Burimi : IRNA