Fushata e mediave saudite kundër Erdoganit

Publikuar në Maj 26, 2018, 1:34 a.m.

Gjatë disa muajve të fundit mediat saudite, në mesin e të cilëve edhe gazeta ditore Oukaz, vazhdimisht sulmojnë presidentin turk Rexhep Tajip Erdoganin, përkundër marrëdhënieve korrekte diplomatike në mes dy shteteve dhe vizitave ndërsjella të zyrtarëve të lartë shtetëror. Në numrin e djeshëm gazetar ditore saudite Oukaz ka kushtuar hapësirë të madhe presidentit turk Erdogan.

Në një varg artikujsh Erdogani është nënshtruar kritikës së rreptë. Edhe pse Oukazi në kohët e fundit shpesh e ka sulmuar presidentin turk dhe politikën  e tij, është indikative se kësaj here ofensiva e Oukazit kundër Erdoganit vije vetëm dy ditë pasi që ambasadori saudit në Ankara ka deklaruar se marrëdhëniet në mes dy shteteve janë të mira dhe se”ekzistojnë disa anët të cilët dëshirojnë që të rrënojnë marrëdhëniet të mira saudo-turke të cilët janë të rrënjosura dhe të veçanta”.

Oukazi Erdoganit i ka kushtuar dosjen me titull”Erdogani-fantazma e sulltanit” në kuadër të së cilës janë publikuar tri artikuj të shkruara. Autori i artikullit të parë paralajmëron në”rrezikun e neoosmanizmit” dhe thekson se”presidenti turk udhëheq projektin e rrezikshëm të konfrontimit me vendet arabe dhe myslimane, i cili ka sjell gjer te”martesa muta” në mes neoosmanëve dhe lëvizjes së Vëllezërve mysliman”.

Në artikullin e dytë Oukazi është marrë me marrëdhëniet turko-izraelite të cilët janë përshkruar si të mira, ndërsa përkeqësimi aktual është përshkruar si”reja e verës”, me lajmërimin se marrëdhëniet në mes dy vendeve së shpejti do të kthehen në”rrjedhën normale”. Politika e presidentit turk është përshkuar si “ kontradiktore në bashkimin e papajtueshëm”.

“Ndoshta çështja palestineze është mbështetja e re- e vjetër e politikës turke nëpërmjet të së cilës dëshiron të ketë ndikim në botën arabe dhe islame”, arsyeton autori i artikullit. Autori i artikullit të tretë përcjell mendimet e “ekspertëve për politikën turke” anonim të cilët theksojnë se regjimi i Erdoganit”është regjim islamik dhe popullit i cili luan në kartën e e mocioneve në vend dhe jashtë saj.

“Ekspertët” më tutje konsiderojnë se”presidenti turk nëpërmjet këtij narracioni i ka dhënë rolin e zëdhënësit të botës islame dhe po përpiqet të imponojë autoritetin e tij në rajon me instalimin e shtetit osman të ri”.



Burimi : SAFF