Khamanei: Edhe Trump do të fshihet nga historia ashtu si Reagan dhe Bush

Publikuar në Maj 26, 2018, 12:27 a.m.

Pas deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo për strategjinë e Iranit pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore, përveç presidentit iranian, Hasan Ruhani, ndaj kësaj deklarate ka reaguar edhe udhëheqësi fetar, Ajetullah Khamenei.

Udhëheqësi fetar, Ayatullah Ali Khamenei i cili ka autoritetin për të thënë fjalën e fundit për çdo çështje në Iran, bëri vlerësimin e tij të parë lidhur me deklaratën e Pompeut për strategjinë e Iranit.

Në fjalimin e tij në televizionin shtetëror iranian, Khamenei u shpreh se presidenti i SHBA-së, Donald Trump ‘do të ketë të njejtin fat me paraardhësit e tij; edhe ai do të fshihet nga historia ashtu si Reagan dhe Bush’.

‘PO PËRPIQEN QË NGA REVOLUCIONI, POR NUK KANË SUKSES’

Duke iu referuar deklaratave të bëra ndaj ndryshimit të regjimit të hapave të ndërmarrë kundër Iranit pas largimit të qeverisë amerikane nga marrëveshja bërthamore, Khamanei u shpreh: “Kjo nuk është diçka e re. Qëllimi i të gjitha komploteve të ngritura që nga revolucioni e deri më tani, ishte përmbysja e revolucionit, por ata kanë dështuar ashtu si macja e famshme në filmin vizatimor, Tomi dhe Jerry.”

‘NUK BËHET MARRËVESHJE ME NJË SHTETË TË PABESË’

Udhëheqësi iranian i cili theksoi se me tërheqjen nga marrëveshja bërthamore me Iranin, SHBA-ja tregoi se është një vend i pabesë i cili nuk përmbush premtimet e veta dhe se nuk është një vend me të cilin mund të bëhet marrëveshje, vazhdoi kështu:

“Ne nuk mund të bëjmë marrëveshje me një qeveri e cila shkel lehtë marrëveshjen ndërkombëtare dhe tërheq nënshkrimin e saj dhe e cila në shfaqje teatrore në televizion mburret me këtë. Ne e provuam se nuk mund të bëhet marrëveshje me Amerikën. Pse? Sepse amerika nuk është besnike ndaj premtimeve të saj. Irani i qëndroi besnik ndaj marrëveshjes. Amerikanët nuk kanë justifikim. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike konfirmoi disa herë se Irani i është përmbushur marrëveshjes. Por po e shihni se amerikanët anuluan marrëveshjen ndërkombëtare pa i interesuar fare.”

‘EVROPIANË DËGJONË FJALËN E SHBA-SË’

Khamenei nuk i mori seriozisht as evropianët të cilët janë të gatshëm të tejkalojnë sanksionet e SHBA-së. Udhëheqësi fetar u shpreh: “Irani nuk po kërkon luftë me evropianët, por paqe, por përvojat tona të fundit po tregojnë se në çështjet më delikate, Anglia, Franca dhe Gjermania gjithmonë kanë dëgjuar fjalën e SHBA-së.”

KUSHTET E KHAMANEIT

Khamanei i ofroi 3 kushte dhe deklaroi se nëse këto kushte nuk përmbushen, Irani do të vazhdojë përpjekjet për pasurimin e uraniumit. Kushtet e Khameneit janë si më poshtë:

  • Fuqitë evropiane duhet të mbrojnë shitjet e naftës së Iranit nga sanksionet e SHBA-së dhe të vazhdojnë të blejnë naftë të papërpunuar të Iranit.
  • Bankat evropiane duhet të mbrojnë tregtinë me Iranin.
  • Anglia, Franca dhe Gjermania duhet të premtojnë që të mos marrin pjesë në negociatat lidhur me programin e raketave balistike të Iranit dhe aktivitetet rajonale të kërkuara nga Uashingtoni.

‘ROBI I LOBIT IZRAELIT’

Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif bëri vlerësime pas mbledhjes së bordit ministrorë.

Duke krahasuar diplomacinë amerikane me 'rrjetin mashtrues', Zarif u shpreh: “Pompeo dhe zyrtarë të tjerë amerikanë janë bëtë rob të pasqyrimeve të mëparshme. Ata u morën peng nga grupe të shtypura korruptive.”

Ministri i Jashtëm iranian u shpreh: “Asnjë nga fjalët e tij nuk ishte diçka e re, por Pompeo u shpreh edhe më paturpësisht dhe më ashpër. Ashtu siç tha edhe kryetari i Kuvendit të Iranit, këto fjalë nuk janë aq të vlefshme sa për të i’u përgjigjur.”

Zarif, i cili deklaroi se SHBA-ja nuk mundi të krijojë një ndarje në mes të kësaj politike dhe popullit iranian në të kaluarën, shtoi se embargon kanë ndikim ekonomik, megjithatë Uashingtoni kurrë nuk arriti qëllimet e veta.

 



Burimi : Sputnik News