Protestë ndaj përfaqësueses së përhershme të SHBA-së në OKB: ‘Nikki Haley, i ke duart me gjak’

Publikuar në Maj 26, 2018, 12:21 a.m.

Gjatë një fjalimi të saj në Universitetin Houston, është protestuar ndaj përfaqësueses së përhershme të SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, për shkak të qëndrimit të saj ndaj masakrës së Izraelit në Gaza.

Reagime të shumta ka patur gjatë fjalimit të mbajtur në Universitetin Houston ndaj Haley, e cila në qeverinë e Presidentit Donald Trump del në pah si një nga mbrojtësit më të fortë për Izraelin. Menjëherë sapo Haley ka nisur fjalimin e saj, një student me bluzën e veshur me shkrimin Palestinë, është ngritur në këmbë duke reaguar: “Nikki Haley, në duart tuaja ka gjak. Vazhdon t’i bashkohesh gjenocidit. Jeni bashkëfajtore e terroristëve dhe kolonëve”.

‘PO INJORON PADREJTËSITË NË BOTË’

Më pas, pas mbështetjes me duartrokitje që erdhi për studentin i cili protestoi kundër Haley, shumë studentë të tjerë janë ngritur në këmbë duke brohoritur: “Nikki, Nikki nuk shikon se po kryhen krime seriale? Nikki, Nikki nuk mund ta fshehësh, ke nënshkruar gjenocid”. Po ashtu studentët që dhanë mbështetje për Palestinën, në një deklaratë me shkrim nga Facebook kritikuan Haley ‘për kryerjen e një diskriminimi të qartë kundër popullit palestinez dhe për injorimin e padrejtësive në botë’.

Studentët të cilët e kanë akuzuar Nikki Haley për ‘pengimin e kryerjes së hetimeve kundër masakrave izraelite në Gaza’, kanë bërë të ditur gjithashtu se Haley ‘është përkushtuar edhe për heshtjen e zërave anti-izraelite’.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Haley së ka pretenduar se Izraeli po mbron veten dhe po tregon vetëpërmbajtje maksimale në protestat në Gaza.

Ushtarët izraelitë vranë mbi 60 palestinezë dhe plagosën të paktën mbi 3.000 të tjerë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën pushtim, të cilët protestonin kundër hapjes së ambasadës së SHBA-së në Jeruzalem dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe).



Burimi : Sputnik News