Protestuesit kërkojnë tërheqjen e SHBA-ve nga Bahrejni

Publikuar në Maj 26, 2018, 12:11 a.m.

Protestuesit dolën në rrugë nëpër Bahrejn të premten në mbrëmje duke kërkuar tërheqjen e forcave amerikane të vendosura në mbretërinë e Gjirit.

Demonstruesit mbanin postera ku shkruante 'largohuni prej vendit tonë' dhe bërtisnin slogane kundër mbështetjes së Uashingtonit për regjimin e Manama-s.

Bahrejni  një vend shumë strategjik është shtëpia e Komandës Qendrore të Forcave Detare të SHBA-ve, si dhe Flota e Pestë e Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë në një demonstrim  solidariteti me popullin palestinez, disa nga protestuesit dolën me imazhet e Presidentit të SHBA Donald Trump dhe të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Tubimet e së premtes u raportuan në një numër qytetesh dhe fshatrash duke përfshirë Abu Saiba, Shakhura, Al Daih, Karbabad dhe Buri.

Forcat e sigurimit të Bahrejnit iu përgjigjën me forcë protestave në disa zona.

Në Bilad al-Kadiim, periferi e Manama-s, si dhe në fshatin Ma'ameer, gazi lotsjellës u përdor për të shpërndarë turmat.



Burimi : Lualua TV