Irani i vuri 6 kushte Bashkimit Evropian

Publikuar në Maj 25, 2018, 4:39 a.m.

Dje në paraqitjen para zyrtarëve të lartë shtetëror lideri suprem iranian ajatullah Ali Hamenei ka paraqitur kushtet të cilat shtetet e Bashkimit Evropian(Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca) duhet të plotësojnë, në rast se dëshirojnë që Republika Islame , pas tërheqjes së njëanshme dhe ultimatumit të vënë popullit iranian nga SHBA-të, të mbetet në marrëveshjen nukleare.

Kushtet dhe pjesa e fjalimit të tij janë publikuar në faqen zyrtare të kabinetit të liderit suprem të Republikës Islame të Iranit, ajatullah seyyid Ali Hamenei. Kreu suprem i Iranit në takimin e djeshëm me zyrtarët qeveritar dhe pushtetarët ka thënë:”Sigurisht se do të jemi në humbje. Kemi shumë sfida para neve dhe shembuj të ndryshëm, dhe të gjithë do të pranoni se janë të rëndësishme për sjelljen e vendimeve, sot dhe për gjeneratat e ardhshme”.

“Mësimi i parë është Republika Islamike. Kjo është përvoja e parë. Pse? Pasi që SHBA-të nuk i përmbushin obligimet e veta. Mos thoni se kjo vlen për administratën e Trumpit. Jo! Administrata paraprake amerikane, me të cilën kemi pas takime dhe bisedime, është sjell njëjtë, por në mënyrë tjetër e ka refuzuar marrëveshjen. Ata poashtu na janë kërcënuar dhe shkel obligimet e tyre. Kjo është përgjigje për të gjithë ata të cilët shpesh më kanë pyetur ”pse nuk bisedojmë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

“SHBA-të janë armik të Iranit. Armiqësia e SHBA-ve nuk  bazohet në  temat sikurse është çështja nukleare. Ajo i kapërcen këto çështje. Republika Islame dhe qeveria janë bërë të fuqishëm dhe në asnjë mënyrë nuk dëshirojnë kompromis me SHBA-të. Ne kemi ngritur flamurin e islamit dhe SHBA-të fuqishëm po e kundërshtojnë një qeveri të tillë dhe përpiqen që të largojnë gjithë atë që bën Republikën Islame gjithnjë e më të fuqishëm”, ka thënë ajatullah Ali Hamenei.

“Përvoja e tretë është se ata nuk do të jenë më pak agresiv. Përkundër kësaj, do të jenë gjithnjë e më agresiv. Kur qeveria e Iranit gjatë kohës së Gjorgj Bushit të vjetër ka treguar ndonjë fleksibilitet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës na kanë quajtur Boshti i së keqes. Në rast se dëshironi diç të bëni që të zvogëloni armiqësinë, e bëni atë, por kjo nuk po realizohet me anë të fleksibilitetit dhe lëshimit”, i ka paralajmëruar zyrtarët shtetëror iranian, lideri suprem iranian.

Duke u thirrur në përvojën e pestë, gjegjësisht bashkëpunimin e Evropës me SHBA-të, ka theksuar: ”Nuk duam të luftojmë me Evropën, por këto tri shtete (Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca) kanë probleme të ndjeshme, ato ndjekin SHBA-të. Është jo morale sjellja e Francës gjatë bisedimeve për marrëveshjen nukleare dhe pengimi i Britanisë së Madhe në prodhimin e  koncentratit të përqendruar të mineralit të uraniumit, të ashtuquajturit”kulaçi i verdhë”.

“Përvoja e gjashtë është se marrëveshja nukleare shfrytëzohet për zgjidhjen e çështjeve të huaja me problemet tona të brendshme”, ka shtuar Ali Hamenei.

“Duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe nga përvoja jonë duhet të jemi të kënaqur me të arriturat tonë. Kjo është detyra e marrëveshjes nukleare. Ajo është e saktë. Por ata nuk janë pajtuar. Apo, thuhet se marrëdhënia në mes SHBA-ve dhe BE është përkeqësuar. Por jemi ulur në tavolinën e bisedimeve? Natyrisht që Evropa nuk do të ndal  udhën e SHBA-ve. Të jemi real. Është thënë se 100 miliard dollar do të hyjnë në vendin tonë. Kjo nuk është e saktë. Tani, presidenti i patrembur amerikan ndonjëherë thotë se Iranit i ka dhënë 150 miliard dollar. Çfarë marrëzie. Kur na keni dhënë diç ju? Atë çka planifikojmë në interesin tonë duhet qartë të thuhet njerëzve”, ka thënë ajatullah Hamenei.

“Ekzistojnë shumë fakte. Disa kompani evropiane kanë shkuar. Disa nga ata po shkojnë apo thonë se nuk janë të sigurt se do të mbesin. Krerët e vendeve evropiane flasin gjëra të ndryshme. Për atë ekonomia jonë nuk mund të mbështetet në marrëveshjen nukleare dhe evropianët. Këto tri shtete kanë shkelur fjalën e dhënë para 13-14 vite. Gjatë bisedimeve nukleare kanë dhënë premtime dhe nuk i kanë përmbush. Tani duhet të vërtetojnë se nuk do të përsërisin gënjeshtrën apo mashtrimin e njëjtë. Gjatë dy viteve të fundit SHBA-të disa herë e kanë shkelur marrëveshjen nukleare, ndërsa Evropa ka hesht. Evropa duhet të kompensoj këtë heshtje.  Konsideroj se mbetja e Iranit në marrëveshjen nukleare është e mundshme nëse Evropa jep gjashtë garancione konkrete:

1- SHBA-të kanë refuzuar Rezolutën 2231 dhe Evropa duhet të miratojë rezolutën kundër shkeljes amerikane.

2- Evropa duhet të premtojë se nuk do të hap temën e programit balistik dhe të punëve rajonale të Republikës Islame.

3- Evropa duhet të kundërvihet çfarëdo sanksioneve kundër Republikës Islame dhe duhet të ngritet kundër sanksioneve të SHBA-ve.

4- Evropa duhet të garantojë se nafta iraniane duhet tërësisht të shitet. Nëse SHBA-të do të mund të shkaktojnë dëm gjatë shitjes së naftës sonë, duhet të mundemi të shesin aq sa duam. Evropianët duhet të garantojnë se do të kompensojnë humbjet tona dhe të blejnë naftën iraniane.

5- Bankat evropian duhet të garantojnë transaksionet me Republikën Islame. Nuk kemi konflikt me këto tri shtete, por në bazë të përvojës së mëparshme nuk ju besojmë”.

6- Në rast se evropianët nuk pajtohen me kërkesat tona, Irani ka të drejtë të vazhdojë aktivitetet nukleare. Kur shohim se marrëveshja nukleare është e pavlefshme, njëra nga mënyrat për të ecur përpara është të rinisim aktivitetet tona nukleare.

“Armiku ynë në skenën luftarake ka vendos repartin për financa, në vend të ministrisë së mbrojtjes. Për këtë shkak duhet të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë, që është detyra e qeverisë dhe ministrisë së punëve të jashtme, të cilët duhet të bashkëpunojnë”, ka përfunduar lideri suprem i Republikës Islame të Iranit, ajatullah  sejid Ali Hamenei.