Nasrallah: Veçoritë e balancës në Liban

nga Mustafa Kemal Erdemol | Publikuar në Maj 23, 2018, 2:41 a.m.

Pasi Hizbullahu dhe aleatët e tij, që përbëjnë bllokun e Besnikërisë ndaj Rezistencës, arritën të merrnin një fitore të madhe në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan për herë të parë pas nëntë viteve, ishte e pritshme që blloku sunni i mbështetur nga Arabia Saudite dhe SHBA-ja nuk do të mbetej i kënaqur. Për këtë arsye nuk ishte një gjë e paimagjinueshme që SHBA-ja menjëherë pas zgjedhjeve vendosi që të vinte sanksione të reja kundër Hizbullahut në përgjithësi dhe liderit të tij, Sejid Hasan Nasrallah në veçantësi. Edhe më parë, me pretendimin se kishte ndërhyrë në “Krizën e Sirisë” dhe kishte luajtur një rol në vitet 1995 deri në 2012, SHBA-ja pati vënë sanksione të ngjashme.

Këtë rradhë, edhe vënde të tjera të Gjirit që ndjekin Arabinë Saudite si Bahreini, Kuvajti, Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë vënë sanksione Hizbullahut, liderit të tij Nasrullah, çdo individi apo shoqërie, entiteti që ka lidhje me Hizbullahun.

Është e qartë arsyeja e këtij shqetësimi. Hizbullahu është në element i politikës së brendshme të vendeve të përmendura më lart, po aq sa është vetë ndërtues i lojës në politikën e Libanit. Stabiliteti politik në vend, edhe pse herë pas here ka qënë i paqëndrueshëm, nuk është prishur për shkak të Hizbullahut. Në këtë pjesë ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe vetë Nasrullahu si personalitet. Sepse, Sejid Hasan Nasrallah është një personalitet që duhet dhe respektohet nga çdo grup i shoqërisë në Liban. Ai është një individ që ka treguar përpjekje serioze për të zgjidhur problemet jo vetëm të myslimanëve në vend, por edhe të të krishterëve dhe hebrenjve. Njihen raste kur vetë militantët e Hizbullahut kanë bërë pritë para kishave dhe sinagogave në vend për t’i mbrojtur ato. Hizbullahu ka ndërtuar shtëpi strehimi dhe spitale që mund të përdoren nga gjithëkush dhe që shërbehet pa marrë parasysh asnjë lloj ndasie dhe diskriminimi. Kjo organizatë gjithëpërfshirëse ka arritur të ndërtojë një sistem të ndihmës sociale, të cilën deri më tani shteti libanez vetë nuk ka mundur ta bëjë. Edhe në raste të krizave politike në vend, Hizbullahu ka ndërhyrë gjithnjë si fuqia “zgjidhëse” e konfliktit.

Nuk e di sa e rëndësishme është kjo, por më lejoni ta përmend si shembull, një ndër këngëtaret më të njhur në vend e cila ka përkatësi fetare të krishterë, Julia Boutroussështë një mbështetëse aq e madhe e Hizbulahut, sa mund të cilësohet një fanatike. Prej vitesh tashmë, dy nga këngët e saja që i ka shkruar duke u frymëzuar nga fjalimet e Nasrallahut janë këngë që dëgjohen në të gjithë vendin. Pra, Hizbullahu nuk është një organizatë terroriste siç do të donte SHBA-ja, Arabia Saudite dhe vendet e saj mbështetëse që të besonit. Hizbullahu është tashmë një trukturë ‘e socializuar’ që ka mbedhur rreth vetes mbështetjen e njerëzve të Libanit me përkatësi të ndryshme fetare.

Nasrallahu pavarësisht se nuk e shqipton dot ‘r’-nëështë një orator me ndikueshmëri të lartë. Ora që mban në dorë daton që në vitet e tij të rinisë. Këpucët i ndërron njëherë në dy tri vite. Rroga e tij mujore është 1300 dollarë. Refik Hariri tregon se në kohën kur shërbente si kryeministër ishte ftuar për një vakt nga Nasrullahu dhe kujton se menuja përbëhej nga kos, ullinj dhe çaj. Qëndron larg luksit dhe mburrjes, po kështu ka krijuar distancë kundrejt dhunës, megjithatë kur bëhet fjalë për të mbrojtur Libanin ai ështëi papërmbajtshëm. Për këtë arsye, palët që e duan në Liban janë të shumta.

Fakti që ka një ushtri që e ka mundur dy herë rradhazi ushtrinë izraelite e bën Hizbullahun një palë të pazëvendësueshme në Liban dhe në rajon.

Në zgjedhet e fundit në Liban, pavarësisht gjithë fushatës për prishjen e imazhit të financua nga palët amerikano-izraelito-saudite, ka arritur të ketë sukses gjë qëështë e padurueshme për armiqtë e tij.

Kjo është arsyeja e vetme dhe asgjë tjetër për sanksionet: ky sukses që e arriti me mbështetjen e popullit.



Burimi : BirGün Gazetesi