Kush jeni ju të vendosni se çfarë do të bëjë Irani?

Publikuar në Maj 23, 2018, 2:34 a.m.

Presidenti iranian Hasan Ruhani është përgjigjur në akuzat dhe ultimatumin e sekretarit shtetëror Mike Pompes dërguar Iranit, dhe ka deklaruar:” se si as Irani as bota e tërë thjesht nuk do të pranojnë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të sjellin vendime për çdo shtet”.

Presidenti i Republikës Islame të Iranit Hasan Ruhani mbrëmë ka reaguar në kërcënimet e sekretarit shtetëror amerikan Mike Pompes, se në rast se Teherani refuzon të ndryshojë politikën e tij të brendshme dhe të jashtme dhe nuk pranon 12 kushte për çfarëdo “marrëveshje të re” pas tërheqjes së Trumpit nga marrëveshja nukleare, ka premtuar që Washingtoni do të vendosi Iranit” sanksionet më të fuqishme në histori”.

“Administrata  e tanishme amerikane pikërisht është kthyer në kohën para 15 vitesh, duke përsëritur fjalët e vjetra nga viti 2003 dhe 2004”, ka thënë presidenti iranian Ruhani, duke përkujtuar fjalimet e zjarrta të  George W. Bushit.

“Të gjitha shtetet në botë gjatë sjelljes së vendimeve të tyre kërkojnë pavarësinë”, ka deklaruar  Hasan Ruhani.”Ndoshta amerikanët qëllimet e caktuara mund të realizojnë me presion, por logjika njeh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të vendosin për tërë botën”, ka shtuar presidenti iranian.

“Plotësisht është e papranueshme se njeriu i cili me vite ka shërbyer në agjencinë e sigurimit, tani si sekretari shtetëror amerikan, përpiqet të sjell vendimet për Iranin dhe shtetet tjera”, ka thënë Ruhani.

“Çfarë mendoni?Kush jeni ju do bini vendime për Iranin dhe botën dhe të na tregoni se çka do të bëjmë me teknologjinë tonë nukleare”, ka porositur Ruhani.

Presidenti iranian Hasan Ruhani në fund ka refuzuar të gjitha theksimet nga fjalimi i sekretarit shtetëror amerikan Mike Pompeo dhe ka përsëritur “se populli i madh iranian do të vazhdojë rrugën e vet si pjesë e Kombeve të Bashkuara”.