Qendra Islame e Anglisë - "Mësime nga Kur'ani"

Publikuar në Maj 23, 2018, 2:23 a.m.

Sesionet Kur'anore të titulluara "Mësime nga Kur'ani" po mbahen në Qendrën Islamike të Anglisë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Qendra po zhvillon programin çdo ditë gjatë muajit të shenjtë duke filluar nga një orë përpara Iftarit.

Tre hoxhallarë  do të trajtojnë secilën nga sesionet për dhjetë ditë.

Huxhat -ul-Islam Muhammed Sejjid Bahmanpur është folësi i ngjarjes në dhjetë ditët e para të Ramazanit.

Folësit për dhjetë ditëshin e dytë dhe të tretë do të jenë Huxhat-ul-Islam Muhammed Ali Shumali dhe Huxhat-ul-Islam Amin Din.

Qendra Islamike gjithashtu mban sesionet e leximit të Kur'anit çdo ditë gjatë Ramazanit, si dhe seancat recituese të Kuranit, kurse Kur'anore për gratë dhe mësimet Kur'anore për adoleshentët dhe të rinjtë,

Programet speciale do të mbahen në raste të tilla si përvjetori i ditëlindjes së Imam Hassanit (a.s.), përvjetori i vdekjës të  Imam Humeinit (r.a.  Nata e Kadrit, përvjetori i martirizimit të Imam Aliut dhe Dita Ndërkombëtare  e Kudsit-Jerusalemit).

Qendra Islame e Anglisë është një Qendër Fetare dhe Kulturore Islamike në Londër, misioni i së cilës është të ofrojë shërbime për pjesëtarët e komunitetit musliman, në veçanti, dhe komunitetin më të gjerë në tërësi, duke u fokusuar në udhëzimet fetare dhe çështjet kulturore.



Burimi : IQNA