Kombi i cili po shpëton fytyrën e civilizimit njerëzor

Publikuar në Maj 22, 2018, 12:25 a.m.

Gjermania po planifikon të investojë 78 miliard euro për programin e migrimit gjer në vitin 2022, duke përfshirë edhe 31 miliard Euro në luftë kundër shkaktarëve të problemeve të cilët detyrojnë njerëzit të braktisin shtëpitë e tyre dhe të shkojnë drejt Evropës, shkruan revista Der Spiegel.

Revista gjermane Der Spiegel thirret në dokumentin të cilën e ka përpiluar ministria e financave të Gjermanisë e cila vlerëson investimet federale prej 70 miliard euro gjer në vitin 2022, plus edhe 8 miliarda euro shtesë të cilat qeveria federale ka pranuar të transferojë landeve gjermane dhe bashkësive lokale për të mbuluar shpenzimet e tyre gjer në vitin 2022.

Parashihet se ndihma sociale për migrantët në Gjermani do të jetë 21 miliard euro, plus edhe 13 miliard euro shtesë për mësimin e gjuhës gjermane dhe masat tjera interaktive, ceket në dokumentin e përpiluar gjerman.

Trajtimi i kërkesave për azil, regjistrimi dhe strehimi i refugjatëve do të kushtojë 5,2 miliard euro, sipas parashikimeve të ministrisë së financave.

Gjermania është duke punuar në integrimin e më shumë se një milion migrantëve të cilët kanë hyrë në Gjermani gjatë vitit 2015 dhe 2016 pas vendimit kyç të kancelares gjermane Angela Merkel për pranimin e tyre i cili vendim ka rrezikuar popullaritetin e saj në Gjermani.

Pakënaqësia publike me vendimin e saj ka ndihmuar fuqizimin e djathtës ekstreme, partisë euroskeptike, Alternativa për Gjermani(AFD) e cila ka hyrë në Dhomën e ultë të parlamentit gjerman në zgjedhjet e mbajtura nacionale në shtator të vitit të kaluar.



Burimi : Global Cir