Udhëheqësi ndjek Sesionin e Këndimit të Kur'anit

Publikuar në Maj 22, 2018, 12:14 a.m.

Një Sesion i Këndimi të Kur'anit u mbajt të enjten në praninë e Udhëheqësit të Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei.

Një numër i madh i anëtarëve të Bashkësisë  Kur'anor të Iranit morën pjesë në ngjarjen kur’anore të mbajtur në Mesxhidin- Hysejnia ‘ Imam Humejni’  në Teheran në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Disa këndues të Kur’anit kënduan ajete  nga Kur’ani i Shenjtë gjatë programit.

Kënduesi i parë ishte Mukhtar Dehkan, i cili së fundi erdhi i dyti në Garat  e 60-të Ndërkombëtar të Kur’anit në Malajzi, në Kuala Lumpur. Ai kendoi ajete nga suret Imran dhe Nasr.

Një numër i kënduesve  të Kur’anit që ishin adoleshent nga krahinat e ndryshme të vendit gjithashtu kënduan pjesë të Kur'anit në sesionin e shpirtërorë të Kur'anit.

Garat e Kur’anit u transmetun drejtpërdrejt nga Televizioni  Kur'an dhe në Radio Kur'anore.

Udhëheqësi gjithashtu iu drejtua tubimit, duke përshëndetur ardhjen e Ramazanit, muajit të Kur’anit.

Tubimi përfundoi me namaz, me dua  nën udhëheqjen e Ajetullah Hamenei dhe  me Iftarin e përbashkët.

Një tubim i tillë mbahet çdo vit në ditën e parë të muajit të shenjtë në praninë e Udhëheqësit, Ajetullah Hamenei.

Në Iran dhe në shumë vende të tjera muslimane, muaji i agjërimit filloi të enjten, më 17 maj 2018.



Burimi : IQNA