Duhet t’i largojmë nga rajoni Turqinë dhe Iranin

Publikuar në Maj 21, 2018, 3:58 a.m.

Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke bërë pretendime të paprovuara kundër Iranit, e akuzoi atë për armatosjen e lëvizjes Ansarullah në Jemen dhe tha se bisedimet me Iranin janë një mundësi e largët.

Ministri i Shtetit për Punë të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Enver Karkash tha në një deklaratë se bisedimet me Iranin janë në mundësi e largët për shkak se ky i fundit e ka pajisur lëvizjen Ansarullah me raketa me qëllim që ato ti hedh ndaj Arabisë Saudite.

Ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe shtoi se ky vend i ka dhënë prioritet zgjidhjes së krizave dhe rritjes së presionit.

Duke i’u referuar edhe tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja bërthamore, Karkash argumentoi se në këtë situatë dhe për shkak të problemeve ekonomike, gjendja e Teheranit është më e dobët se në vitin 2014 dhe 2015.

Gajtë fjalimit të tij, ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe akuzoi Iranin se ka gënjyer dhe është përpjekur  të marrë armët bërthamore dhe tha se duhet të fokusohet në përjashtimin e Turqisë dhe Iranit nga rajoni dhe forcimin e identitetit arab.



Burimi : Rast Haber