Çlirimi i Palestinës, humbje e përgjithshme e Amerikës

Publikuar në Maj 21, 2018, 3:53 a.m.

Udhëheqësi   Suprem i Revolucionit Islamik, ka thënë se Kudsi  është kryeqytet i Palestinës dhe me ndihmën hyjnore populli palestinez do të çlirohet nga pushtuese ndërkohë që Amerika do të pësojë humbjën më të rëndë dhe ajo nuk mund të bëjë dot asgjë.

Në ditën e parë të Pranverës së Kur'anit, në muajin e shenjtë të Ramazanit, në Husejnien ‘Imam Humeini (r.a.), u organizua ceremonia e leximit të Fjalës Hyjnore të Kur'anit të Shenjtë, n.ë praninë e Udhëheqësit  Suprem të Revolucionit Islamik.

Ajetollah Hamenei, Udhëhqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në këtë veprimtari , tha se një nga nevojat thelbësore të Ummetit Islamik sot është nevoja e "përputhjes me Kur'anin dhe për zbatimin e urdhrave të tij".

Duke theksuar se problemet aktuale të Botës Islame, përfshirë gjendjen e Palestinës dhe krimet e regjimit sionist, veçanërisht në ditët e fundit, janë rezultat i largimit të Ummetit Islam nga Kur'ani,

Ajetullah Hamenei theksoi: Jerusalemi është kryeqyteti i Palestinës dhe me vullnetin e Allahut, Palestina do të shpëtojë nga armiqtë, dhe Shtetet e Bashkuara nuk mund të bëjnë asnjë gabim në përballjen me të vërtetën dhe traditën hyjnore".

Ajetullah Hamenei vuri në dukje nevojën për t'i kushtuar më shumë vëmendje Kur’anit në të gjitha aspektet e jetës dhe duke iu referuar vuajtjeve dhe fatkeqësive të Botës Islame, veçanërisht kushteve të popullit palestinez, theksoi: "

Këto pak ditë, pamë krimet e regjimit barbar dhe të paligjshëm sionist që masakroi dhjetëra palestinezë dhe plagosi mijëra të tjerë. Në rrethana të tilla, disa ankohen se pse SHBA-të nuk marrin qëndrim, në një kohë që Shtetet e Bashkuara dhe shumë qeveri perëndimore janë partnerë në këto krime.   Ummeti Islam dhe qeveritë islamike duhet të qëndrojnë përballë këtyre krimeve.

Kur'ani na mëson se duhet të jemi të ashpër kundër armiqve të fesë dhe të pafeve dhe të jemi të butë dhe dashamirës me njëri-tjetrin, por tani, për shkak të distancimit nga Kur'ani, në Botën Islame shohim luftë dhe mosmarrëveshje mes muslimanëve dhe nënshtrim dhe servilizëm ndaj jobesimtarëve".       Ajetullah Hamenei, duke theksuar se armiqësia me Islamin nuk ka fund, shtoi:

"Nëse Umeti Islamik i afrohet Kuranit, siç ka thënë Kur’ani, myslimanët do të fitojnë mbi armikun, sepse ky është një premtim hyjnor". Saleh Naimi ekspert i çështjeve politike në një artikull të shkruar për gazetën New Arabic ka thënë:

Amerika duke mbuluar veprimet e regjimit sionist në shkallë ndërkombëtare është bërë shkak që ky regjim të detyrohet shumë pak që të paguajë dëmet për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë protestave të palestinezëve.

Kushtet e rajonit gjithashtu i kanë dhënë guxim regjimit të Izraelit që të shtypë protestat për të drejtën e kthimit duke përdorur mjete ushtarake pa pasur asnjë lloj shqetësimi. Përdorimi i mjeteve ushtarake nga ana e regjimit sionist për bllokimin e protestave për të drejtën e kthimit, tregon për faktin se këto protesta kanë krijuar sfidë të madhe për sionistët. Për çdo ditë e më shumë forcohet rrjedha e rezistencës palestineze dhe programet e regjimit sionist me gjithë mbështetjen e Amerikës, janë prishur.

Transferimi i ambasadës amerikane në Kuds në kuadër të planit Akordi i Shekullit kishte për qëllim eliminimin e çështjes palestineze dhe mbylljen e planit për krijimin e Palestinës me kryeqytet Kudsin e shenjtë. Mirëpo vigjilenca e popullit palestinez dhe mbështetja e opinioni publik botëror, bëri të mundur dështimin e këtij komploti dhe tashmë protestat për të drejtën e kthimit kanë frikësuar dhe tmerruar jashtë mase regjimin sionist.

Ismail Hanieh kreu i zyrës politike të Hamasit në protestat për mbështetjen e Kudsit ka theksuar të drejtën e palestinezëve për riatdhesim dhe ka thënë se këto protesta kanë shkaktuar frikë dhe tmerr tek autoritetet e regjimit sionist të cilit i janë prishur planet e veta në rajon.



Burimi : Pars Today