Gazeta gjermane largon nga puna karikaturistin i cili kritikoi Netanjahun

Publikuar në Maj 19, 2018, 11 p.m.

Duke e akuzuar për përdorimin e ‘klisheve antisemitike’, gazeta gjermane Süddeutsche Zeitung largoi nga puna karikaturistin Dieter Hanitzsch i cili satirizoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, pas masakrës së Izraelit në kufirin e Gazës.

U largua nga puna 85 vjeçari, Dieter Hanitzsch i cili vizatoi karikatura për gazetën Süddeutsche Zeitung prej 10 vjet.

Pas vrasjes së 60 palestinezëve që morën pjesë në aksionet e protestave në kufirin e Gazës në kuadër të ‘Ditës së Tokës’, të hënën, Hanitzsch publikoi në gazetën e tij një karikaturë që satirizon Netanjahun.

Hanitzsch i cili në karikaturën e tij iu referua edhe faktit se këngëtarja izraelite Netta Barzilai ishte fituese në konkursin e këngës në Eurovizion, e vizatoi Netanjahun duke e mbajtur në njërën dorë mikrofonin, ndërsa në tjetrën yllin e Davidit.

Në karikaturë shihet Netanjahu duke thënë “Vitin e ardhshëm në Jeruzalem”.

Meqë këtë vit është fitues i Eurovizionit, vitin e ardhshëm ky i fundit do të organizohet nga Izraeli. Duke iu referuar kësaj arritjeje, në një mesazh urimi në Twitter për këngëtarën, Netanjahu u shpreh: “I solle respekt të madh Izraelit. Vitin e ardhshëm në Jeruzalem.”

KRYEREDAKTORI KËRKON FALJE NGA LEXUESIT

Kryeredaktori i gazetës Süddeutsche Zeitung, Wolfgang Krach kërkoi falje nga lexuesit për karikaturën e pubikuar me 15 maj.

Në deklaratën e bërë për kanalin RND, Krach tha se karikatura ishte ‘antisemitike’ dhe se gazeta i ndau rrugët me këtë karikaturist.

Me pas, Krach akuzoi Hanitzsch për përdorimin e 'klisheve antisemitike'.

Këshilli i Shtypit i Gjermanisë ka njoftuar se ka nisur një hetim për të përcaktuar nëse vizatimi është antisemitik, apo jo, pas ankesave të lexuesve se 'karikatura na kujton gjuhën antisemitike të përdorur gjatë epokës naziste'.

Në përgjithësi, në Gjermani kritikimi i Izraelit shihet si anti-hebre.



Burimi : Welayet News