Dhjetëra mijëra falin jacinë, taravinë në Xhaminë e al-Aksa

Publikuar në Maj 19, 2018, 10:54 p.m.

Ushtria e Izraelit shton forcat për rreth besimtarëve në Jerusalem

Në ditën e parë të Ramazanit, kolonët izraelitë sulmuan vendin e tretë më të shenjtë në Islam. 104 kolon izraelitë ndotin Xhaminë el-Aksa

Rreth 60,000  besimtarë  muslimanë e falen namazin e jacisë dhe taravitë   të enjten në Xhaminë e Aksa, sipas aAtoritetit Islamik të Vakfit në Jeruzalemin e pushtuar.

Autoriteti i Vakfit tha se policia okupuese izraelite imponoi masa sigurie dhe kufizime të lëvizjeje në Jeruzalemin e pushtuar, veçanërisht në Qytetin e Vjetër dhe në afërsi të tij.

Këto masa policore do të jenë intensive gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, sidomos gjatë pak ditëve të ardhshme kur kolonët hebrenj pritet të festojnë festën e tyre Shavuot.

Policia pretendoi se masat ishin të nevojshme për të parandaluar konfrontimet midis hebrenjve dhe muslimanëve në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.



Burimi : The Palestinian Information Center