Sejjid Nasrallah: Siria dhe aleatët e saj shkatërruan Prestigjin e Entitetit Sionist

Publikuar në Maj 19, 2018, 12:31 a.m.

Marva Haidar

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut Sejjid Hasan Nasrallah ka folur në lidhje me një fazë të re të konfrontimit mes rezistencës dhe entitetit sionist në Siri, duke theksuar se koha kur armiku izraelit mund të sulmote Sirinë pa marrë asnjë kundër-përgjigje ka mbaruar.

Sejjid Hasan Nasrallah ka dhënë komentet e tij në lidhje me e fundit midis Sirisë dhe entitetit sionist, kur vendndodhjet e bazave izraelite në Golanin e pushtuar u goditën nga dhjetra raketa të nisura nga territoret siriane.

Komentet e liderit të rezistencës libaneze nw lidhje me kwtw ngjarjejanw parashtruar gjatë një ceremonie të organizuar nga Hizbulahume rastin e përvjetorit tw dytë të martirizimit të kreut të rezistencësm Sejjid Mustafa Badreddine (Zulfikar) në rrethinat jugore të Beirut (Dahiyeh).

Sejjed Nasrallah është shprehur se edhe ekuacioni i vendosur nga entiteti sionist se dora e rezistencës, e cila do të godasë Golanin e pushtuar, do të pritet është prishur gjithashtu.

Në këtë kontekst, Sejjed Nasrallah ka vënë në dukje se Siria dhe aleatët e saj në boshtin e rezistencës kanë arritur që të thyejnë prestigjin e pushtimit tëIzraelit.

Nga ana tjetër Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut kaparalajmëruarkundër qëllimit të presidentit amerikan Donald Trump për të shpallur atë që ai e quan si “marrëveshjen e shekullit” e cila synon të funksonojëkundër çështjes palestineze.

Eminenca e tij ishte tërësisht kundër qëndrimit zyrtar arab, megjithatë ai i ka bërë thirrje popujve arabë që të qëndrojë kundër skemës amerikane kundër Palestinës. Sejjid Nasrallah gjithashtu ka bërë thirrje Autoritetit Palestinez që të mos pranojnë të nënshkruajnë i një marrëveshjeje të këtillë.

“Fitimtar... Dëshmor”

Sejjid Nasrallah ka vlerësuar Sejjid Mustafa Badreddine duke qënë se ai ka qënë një nga komandantët që themeloi rezistencën që nga vitet e saj të para.

Eminenca e tij theksoi rëndësinë e njohjes së biografisë dhe arritjeve të njërit prej komandantëve të rezistencës, i cili ka rënë dëshmor.

Sejjid Nasrallah është shprehur se “Komandantët e rezistencës së martirëve duhet të njihen mirë dhe tëkujtohen gjithnjë,”më pas ka shtuar se: “Emrat e tyre duhet të shkruhen në ar.”

Udhëheqësi i rezistencës ka bërë me dije për të gjithë se Sejjed Mustafa Badreddine ka qënë ngarkuar me misionet shumë sensitive, ndër të cilët përfshihej edhe konfrontimi me sigurisë e entitetit sionist.

Eminenca e tij shtoi se komandanti i rezistencës, i cili tashmëështë një dëshmor ishte përgjegjës për disa dosje që lidhen me kauzën palestineze dhe Irakun.

Sejjid Nasrallah ka vënë në dukje se“Që nga dita e parë e krizës në Siri, Sejjid Mustafa Badreddine kishte duke punuar shumë në luftën që u zhvillua kundër tekfiristëve atje.”

Ndërkohë, eminenca e tij ka sjellë në memorie një thënie të Sejjid Mustafa Badreddine i cili para martirizimit të tij ishte shprehur kështu: “Unë nuk do të kthehesha nga Siria përveç si dëshmor ose duke mbajtur në dorë flamurin e fitores.”

Sejjid Nasrallah gjatë përvjetorit të dytë të martirizimit të Sejjid Badreddine është shprehur se “Unë i them Sejjid Mustafait vëllait tim të dashur se ai është kthyer nga Siria edhe si fitimtaredhe si dëshmor.”

“SHBA-ja nuk meriton mirëbesim”

Sejjid Nasrallah ka komentuar në lidhje medeklaratën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Uashingtoni ka vendoset të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe fuqive botërore.

Seejid Nasrallah ka folur kundër Shteteve të Bashkuara, duke thënë se është një vend që nuk e meriton mirëbesiminduke qënë se nuki respekton marrëveshjet ndërkombëtare në të cilat është palë.

“SHBA punon sipas interesave të veta, si dhe sipas interesave të entitetit sionist.”

“Marrëveshjet ndërkombëtare që neve na kërkohet që t’i respektojnë dhe t’i zbatojnë ... Shteti më i fuqishëm në botë nuk po i respekton këto marrëveshje,” është shprehur Sejjid Nasrallah.

"SHBA-ja nuk është e besueshme, sepse nuk respekton as marrëveshjet ndërkombëtare dhe as aleatët e saj.”

Ndërkohë, Sejjid Nasrallah ka theksuar se SHBA-ja gënjyer në mënyrë të vazhdueshme në lidhje me Korenë e Veriut dhe e ka shantazuar atë në lidhje me programin bërthamor.

“Periudha kur Izraeli mund të sulmonte Sirisë pa marrë asnjë kundër-përgjigje ka mbaruar”

Nga ana tjetër, Sejjid Nasrallah ka folur në lidhje mepërplasjes që u zhvillua javën e kaluarmes Sirisë dhe entitetit sionist, kur vendndodhjet e bazave izraelite u vunë në shënjestër nga dhjetra raketa të nisura nga territoret siriane.

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahutka bërë me dije se janë lëshuar 55 raketa në vendqëndrimet izraelite në territoret e Golanit të pushtuar, duke mohuar gjithashtu lajmet se në sulmet izraelite që pasuan sulmin me raketa kanë mbetur të vrarë 23 sirianë dhe 23 luftëtarë.

Sejjid Nasrallah është shprehur se “Tre ushtarë të Ushtrisë Arabe Siriane kanë rënë dëshmorë gjatë sulmeve izraelite dhe raportet që deklarojnë se kanë rënë dëshmorë 23 luftëtarë janë të pabaza.”

Ai vuri në dukje se ballafaqimi ishte me rëndësi të madhe, duke qënë se kjo përplasje përfshin shumë indikacione.

Duke përshëndetur ushtrinë siriane për të zmbrapsjen që i kanë bërë sulmeve izraelite që pasuan lëshimin e raketave, Sejjid Nasrallah është shprehur se“Armiku izraelit heshti për humbjet e tij, duke u përpjekur të bënte dritë mbi raketat që arritën deri në Safad dhe Tiberias. Shpërthime masive u dëgjuan në Golanin e pushtuar dhe izraelitët që janë vendosur në ato vendbanime u detyruan të futeshin nëpër strehimore.”

“Kjo është vetëm një formë e hakmarrjes për agresionin e vazhdueshëm izraelit kundër Sirisë”, është shprehurSejjid Nasrallah duke iu referuar sulmit raketor të përmendur në postet izraelite.

"Mesazhi iu dërgua armikut izraelit. Ky mesazhtregon se koha kur Izraeli sulmonte Sirinë pa marrë kundër-përgjigje ka mbaruar.”

Eminenca e tij theksoi se armiku izraelit nuk po synonte për të përshkallëzuar konfliktin, duke cituar se objektivat që u goditën nga sionistët ishin të kufizuara dhe disa prej tyre ishin evakuar tashmësi pasojë e sulmeve të mëparshme.

Në këtë këndvështrim, Sejjid Nasrallah ka bërë me dije se Siria de aleatët e saj në aksin e rezistencës ‘nëpërmjet palëve ndërkombëtare’ i kanë bërë me dije entitetit sionist se nëse “kalon vijë ne kuqe në Siri do të përballet me më shumë raketa, të cilat do të godasin më në brendësi të Izraelit.”

“Ne ndodhemi përballë një periudhe të re të konfliktit me Izraelin, prestigji i tij është lëkundur.”

“Idiot… Tradhëtar”

Sejjidd Nasrallah ka komentuarnë lidhje me vërejtjet e bëra nga ministri i jashtëm i Bahreinit, i cili është shprehur se në atë moment entiteti sionist kishte “të drejtën e vetëmbrojtjes.”

Sejjidd Nasrallah i është drejtuarministrit të jashtëm të Bahrejnitduke thënë “Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes !! Pra, e pranon se Golani është territor i Izraelit o idiot dhe tradhtar?!”

Ndërkohë, eminenca e tij ka kritikuar edhe përpjekjet saudite për të paraqitur justifikime fetare në komplotin e saj kundër Palestinës.

“Personalitetet saudite kanë paraqitur justifikime fetare për atë që atë e quajtën “e drejta e Izraelit” në Palestinë.

“Marrëveshja e Shekullit”

Sejjidd Nasrallah ka paralajmëruar se në javët e ardhshme, Trump do të paraqesë zyrtarisht të ashtuquajturën“marrëveshjen e shekullit”.

Sejjidd Nasrallah  ka paralajmëruar se “Nën këtë marrëveshje nuk do të ketë as Al-Kuds (Jeruzalem) Lindor, as Al-Kuds Perëndimor, dhe nuk do të ekzistojë më e drejta e kthimit për palestinezët. Për më tepër, shtetet palestineze do të kufizohen vetëm brenda territoreve të Gazës.”

Kreu i rezistencës libaneze i bëri thirrje popullit të rajonit që të rezistojnë kundër kësaj marrëveshjeje, më pas ai i bëri thirrje Autoritetit Palestinez, Organizatës Çlirimtare Palestineze dhe palëve të tjera palestineze që të mos pranojnë të nënshkruajnë një marrëveshjeje të këtillë.



Burimi : Al Manar