Shtypi izraelit: Më pranë të vërtetës që ka thënë Nasrullah

Publikuar në Maj 18, 2018, 3:09 a.m.

Mediat izraelite kanë komentuar duke thënë se deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah në lidhje me përgjigjen për sulmet e Izraelit në Siri janë shumë më afër të vërtetës.

Sipas lajmit të publikuar në televizionin El Meyadinështë bërë me dije se mediat izraelite i kanë dhënë një vend të gjërë në hapësiirat mediatike fjalimit që ka mbajtur Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrallah me rastin e cermonisë së përvjetorit të humbjes së jetës së Mustafa Bedreddinit në Siri të ogranizuar ditën e djeshme.

Mediat izraelite qëkanë trasmetuar Nasrullahun të ketë thënë “Nëse Izraeli e kalon vijën e kuqe, këtë herë do të do të hedhim raketa jo vetëm në Golan por deri në vendet më të thella të Iiraelit” janë shprehur se “udhëheqësi i Hizbullahut ka dhënë mesazhin se i ka ardhur fundi periudhës kur forcat ajërore izraelite fluturonin me lehtësi në territoret ajrore të Sirisë.”

Televizioni izraelit Chanel-12 ka theksuar se deklaratat e Nasrallahut në lidhje me hedhjen e 55 raketave në Golan qëndrojnë shumë më pranë të vërtetës së publikuar edhe në lajmet e shtypit izraelit dhe është shprehur se “Mesazhi i Nasrallahut ishte shumë i thjeshtë dhe goditës: Ka mbaruar koha kur Izraeli kishte lirinë të sulmonte Siri.”

Regjimi izraelit i ka ndaluar mediat që të trasmetojnë lajme në lidhje me raketat në Golan.

Në fjalimin  mbajtur ditën e djeshme, Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullah ka prekur edhe çështjen se raketat në Golan janë hedhur si nëj përgjigje e Sirisë për sulmet e ndërmarra disa kohë më parë nga Izraeli. Nasrullah, i cili ka theksuar se ky kundër-sulm ka qënë shumë i rëndësishëm, është shprehur se regjimi izraelit i ka shpjeguar ngjarjet tërësisht në të kundërt të të vërtetës, se shtypi arab i ka shtrembëruar të vërtetat e ngjarjes duke u përpjekur ta nxjerrë Aksin e Reizstencës si humbës, në një moment që është fitimtar.

Nasrullah, i cili ka theksuar se lajmet e dala nga organet meditike të vendeve të gjirit se si pasojë e sulmit izraelit kanë humbur jetën 23 persona me kombësi siriane dhe iraniane, është shprehur se “Në këtë sulm kanë rënë dëshmorë vetëm tre sirianë.”

Mesazhi që morri Izraeli

Nasrullah, i cili ka treguar se janë hedhur 55 raketa nga Siria në qendra që i përkasin ushtrisë izraelite në Gola, kanë ndodhur shpërthime të njëpasnjëshme dhe se të ardhurit aty janë detyruar që të futen të gjithë nëpër zonat e izolimit, është shprehur kështu:

“Këto55 raketa që janë hedhur nga Siria kanë dhënë këtë mesazh: Regjimi zionist nuk mund të zhvillojë asnjë sulm për të cilin nuk do të marrë edhe një kundër-përgjigjr. Ky sulm raketash i bërë kundër bazave ushtarake të Izraelit në Golan është një mënyrë reagimi kundrejt sulmeve të Izraelit në Siri.

Ky sulm raketash kundër Golanit është filluesi i një periudhe të re përsa i përket luftës me regjimin zionit. Izraeli nuk ka guxuar të kundër-përgjigjet më; sepse e dinte se një sulm vijues raketash do të godiste më në brendësi të territoreve që mban nën pushtim.

Mesazhi i këtij kundër-sulmi raketash ishte kështu: Izraeli gabohet nëse mendon se mund të sulmojë e të vrasë dhe të mos pësojë asgjë në këmbim. Sepse do të marrë përgjigje në kohën e duhur në mënyrën e duhur.”



Burimi : Yakın Doğu Haber