Serbia është gjithnjë e gatshme të vazhdojë rrugën e dialogut me Kosovën

Publikuar në Maj 18, 2018, 3:06 a.m.

Në kuadër të Samitit të BE-së Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë takuar në Sofje.

Siç raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug, Thaçi dhe Vuçiq kanë shkëmbyer disa fjalë në praninë e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Sipas këtij mediumi Thaçi dhe Vuçiq kanë diskutuar për procesin e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për mundësinë ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë. “ 

Vuçiq i tha Përfaqësueses së lartë të BE-së se Serbia është gjithmonë e gatshme të vazhdojë dialogun nëse ky dialog nënkupton gatishmërinë për të arritur kompromis” shkruan Tanjug.

Samiti i BE-së dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të nisë punimet nesër dhe pjesë e tij janë pothuajse të gjithë liderët e 28 shteteve anëtare të BE-së dhe liderët e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor.