SHBA-të duhet të veprojnë fuqishëm dhe në mënyrë agresive

Publikuar në Maj 18, 2018, 3:01 a.m.

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo ka lavdëruar sot “korrektësinë thelbësore” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çështjet globale, duke bërë thirrje diplomatëve të demoralizuar në State Departament që të veprojnë fuqishëm dhe në mënyrë agresive në promovimin dhe zbatimit e politikës së jashtme të administratës amerikane në krye me presidentin amerikan Donald Trump.

Në fjalimin motivues të cilët e ka mbajt në State Departament, Pompeu ka sqaruar se thirrjet e t’ia të përsëritura Ministrisë së punëve të jashtme amerikane është që të rikthejë “agresivitetin” që të do të thotë se diplomatët amerikan duhet të veprojnë më këmbëngulje duke ditur se interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të drejta.

“Agresiviteti i tillë nuk është arrogancë, as lavdërim, as egoizëm. Ajo është besueshmëri, besimi në vete dhe në idetë e saja. Në rastin tonë, ajo është korrektësi thelbësore e Amerikës. Dh ky agresivitet është i lindur nga dija e arsyeshme se interesat tona janë të drejta, të posaçme dhe të ndërtuara në parimet thelbësore të Amerikës”, ka thënë Pompeo,  në pjesët e fjalimit të tij.

Detyra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka theksuar Mike Pompeo është që të ruajë civilizimin e dinjitetit njerëzor, lirinë individuale, demokracinë, sovranitetin nacional dhe sundimin e drejtësisë, dhe që të sfidohet çdo kush që dëshiron të rrënojë atë.

“Do të duhej të jemi krenar në Amerikën dhe në vlerat e saja dhe të besojmë në to”, ka thënë sekretari shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ka theksuar se presidenti amerikan Donald Trumpi çmon diplomacinë dhe se do ta përdor për mbrojtjen e interesave amerikane.

“Kemi fat, që presidenti ynë i vlerëson dhe kupton fuqinë e diplomacisë dhe di që duhet të shfrytëzojmë çdo mjet nga kompleti diplomatik”, ka përfunduar fjalimin e tij sekretari shtetëror amerikan, Mike Pompeo.



Burimi : Global Cir