Rusia: Po i afrohet fundit lufta kundër terrorizmit në Siri

Publikuar në Maj 16, 2018, 10:15 p.m.

Përfaqësuesi Special i Ministrisë së Rusisë për Sirinë, Aleksandër Lavrentyev tha se operacionet e luftës kundër terrorizmit në Siri iu afruan fundit dhe se shumica e vendit është shpëtuar nga terroristët. Lavrentyev deklaroi se duhet të bëhet bashkëpunim për të neutralizuar terroristët e mbetur në Siri.

Lavrentyev i cili foli në raundin e 9-të të bisedimeve për paqen e Sirisë, në kryeqytetin e Kazakistanit Astana, u shpreh: “Nëse e përmbledhim situatën në Siri, mund të themi se operacionet ushtarake kundër organizatave terroriste po i afrohen fundit dhe pjesa më e madhe e vendit është pastruar nga terroristët.”

‘DUHET TË BËJMË BASHKËPUNIM, KA ENDE TERRORISTË’

Lavrentyev i cili tha se edhe çështja e pastrimit të organizatave terroriste të mbetura në Siri është gjithashtu një çështje kohe, tha se nëse Rusia, Irani, Turqia apo SHBA-ja veprojnë të vetme kundër terrorizmit, kjo nuk do të sjell rezultate, prandaj duhet të bëhet bashkëpunim.

Lavrentyev i cili deklaroi se disa nga trupat e ISIS-it janë ende në Siri dhe se është i sigurtë se së shpejti ata do të neutralizohen, u shpreh: “Po përpiqemi t’i bindim partnerët tanë në koalicion që t’i mbajnë aktivë në këtë proces të gjithë ata që duan të marrin pjesë në luftën kundër terrorizmit. Jemi në ndërveprim të ngushtë në këtë çështje.”

‘PO E PËRDORIN KRIZËN PËR TË FORCUAR PRANINË E TYRE USHTARAKE’

Lavrentyev tha se disa vende po përpiqen të zgjidhin problemet në Siri vetëm dhe po përdorin krizën për të forcuar praninë e tyre ushtarake në vend, duke shtuar se: “Kjo është e papranueshme. Në Siri mund të qëndrojnë vetëm trupat ushtarake të miratuara nga qeveria.”

‘DUHET TË NDIHMOHET E GJITHË SIRIA’

Lavrentyev theksoi se nuk e sheh si të drejtë vendimin e vendeve perëndimore për të rindërtuar vetëm rajone të caktuara të Sirisë, por duhet të ndihmohet i gjithë vendi.

"Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë jo vetëm rajonet specifike që janë nën kontrollin e kundërshtarëve të caktuar, por gjithë Sirinë, duke përfshirë edhe rajonet nën kontrollin e qeverisë legjitime”- u shpreh ai.



Burimi : Sputnik News