Lavrov: Vendimi bërthamor i SHBA-së do të ketë pasoja që shkojnë përtej Iranit dhe më gjerë

Publikuar në Maj 16, 2018, 9:52 p.m.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se tërheqja e njëanshme e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e nënshkuar mer vendeve P5+1 dhe Iranit, do të ketë pasoja që shkojnë edhe përtej Iranit dhe marrëveshjës.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se SHBA-ja e cila deklaroi tërheqjen e saj të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 në mes të pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (SHBA-ja, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kina) dhe Gjermania, po bënë presion të madh ndaj vendeve që janë ende palë në marrëveshje.

Lavrov, i cili zhvilloi një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij Filipinas në Moskë, Alan Peter Cayetano, bëri deklaratë lidhur me marrëveshjen bërthamore nga e cila presidenti i SHBA-së, Donald Trump vendosi të tërhiqet.

“Po shohim se SHBA-ja do të bëjë presion serioz ndaj palëve që vazhdojnë të jenë në marrëveshje dhe ajo tashmë po e bënë këtë. Sepse SHBA-ja ka dhënë ultimatum për të ndaluar tregtinë me Iranin, duke përfshirë edhe dërgesën e produkteve të caktuara dhe blerjen e mallrave të Iranit. Po flasin për një periudhë 60-90 ditore. Ky është një plan drejt zbatimit të një presioni të madh”- u shpreh Lavrov.

‘PARTNERËT NGA BE-JA PO NDËRMARRIN HAPA PËR TË MOS QENË TË VARUR NGA SHBA-JA’

Ndërkohë, Lavrov tha se partnerët nga BE-ja kanë ndërmarrë disa hapa për të mos qenë të varur nga SHBA-ja në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Iranin.

‘DO TË KETË PASOJ GJITHËPËRFSHIRËSE’

Lavrov i cili tha se SHBA-ja e mbështet konsultimin me palët tjera të marrëveshjes së programit bërthamor të Iranit, duke përfshirë edhe masat e kompensimit kundër sanksioneve të njëanshme ndaj Iranit, theksoi se situata aktuale mund të ndikojë në marrëdhëniet transatlantike dhe kjo do të ketë pasoja që shkojnë edhe përtej Iranit dhe marrëveshjës.

‘SHBA KA HUMBUR TË DREJTAT E SAJ NGA MARRËVESHJA’

Lavrov thekoi se është e qartë se SHBA-ja e cila u tërhoq nga marrëveshja, i humbi të gjitha të drejtat e saj nga kjo marrëveshje.



Burimi : Sputnik News