Mocioni për ‘anulimin e marrëveshjes me Izraelin’, refuzohet nga AKP

Publikuar në Maj 16, 2018, 9:46 p.m.

U raportua se mocioni që kërkon anulimin e marrëveshjeve të Turqisë me Izraelin është refuzuar me votat e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Në deklaratën e bërë në llogarinë e tij në Twitter, deputeti i Partisë Republikane Popullore, Ali Sheker tha se mocioni që i është paraqitur Asamblesë së Madhe të Turqisë (TBMM) dhe i cili kërkon anulimin e të gjitha marrëveshjeve politike dhe ekonomike me Izraelin, është refuzar nga partia AK.

ËSHTË REFUZUAR EDHE KËRKESA E HDP-SË PËR TAKIM

Partia Popullore Demokratike (HDP) njoftoi se edhe kërkesa e saj për takim që i ka parashtruar TBMM-së, me qëllim të ndërprerjes së marrëveshjeve me Izraelin dhe zbatimin e sanksioneve ekonomike ndaj tij, është refuzuar me votat e AKP-së dhe Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP).

KARAMOLLAOGLU: PUSHTETI ËSHTË SI NJË ‘ROSË E HUTUAR‘

Në anën tjetër, kryetari i partisë Saadet dhe kandidati për president, Temel Karamollaoglu, në takimin e partisë së tij me kandidatët për deputet, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Regjep Tajip Erdogan për të bërë një tubim lidhur me Palestinën.

Karamollaoglu i cili tha se partia në pushtet është si një ‘rosë e hutuar’ në politikën e jashtme, shtoi se: “Ata nuk dinë ku të shkojnë dhe si ti zgjidhin problemet. Po publikojnë manifesto. Kundër kujt? Kundër vetes.”

‘PUSHTETËSIT NUK ORGANIZOJNË TUBIME, PUSHTETËSIT VEPROJNË’

Karamollaoglu i cili tha se presidenti Erdogan i anuloi tubimet e veta në mënyrë që të merrë vendim për të bërë një tubim për Palestinën në Yenikapi, vazhdoi kështu: “Ata po organizojnë një tubim. Por, kundër kujt? Ne patëm vendosur të organizojmë një tubim, por kur ju vendosët për këtë, ne hoqëm dorë. Pushtetësit nuk organizojnë tubime, pushtetësit veprojnë.”

‘DERI MË TANI KENI MARRË DHJETËRA VENDIME TË CILAT I HAPIN RRUGË IZRAELIT’

Duke iu referuar marrëveshjës së bashkëpunimit për energji të bërë para dy ditëve në mes të ministrave të Turqisë dhe Izraelit, Karamollaoglu u shpreh: “A nënshkroi para dy ditëve ministri i energjisë një marrëveshje që do të përmirësoj marrëdhëniet m Izraelin? Thujeni atë. A do ta mospërfillni atë marrëveshje? Deri më tani keni marrë dhjetra vendime që i hapin rrugë Izraelit... cilës prej tyre do ti jepni fund? Do të organizoni tubime, kjo është shumë qesharake.”



Burimi : Sputnik News