Urohet Muaji i Shenjtë i Ramazanit si kurr më parë nga Behgjet Pacolli

Publikuar në Maj 16, 2018, 9:44 p.m.

Ministri i Jashtëm i nderuari ztr. Behgjet Pacolli me shumë krenari dhe dinjitet se është pasues i fesë Islame nuk nguroi aspak që në mënyrë më të bukur t’i uroj muslimanëve të Kosovës Muajin e Shenjtë të Ramazanit.  Për kësi lloj urime kosovarët nuk janë mësuar të i dëgjojnë këto fjalë shpirtërore nga udhëheqësit e mëparshëm edhe të tanishëm.

 Minsiti Pacolli në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan: “ Ndërsa shoh shiun që bie mbi Prishtinën dhe pjesën tjetër të Kosovës, e shoh atë si një shenjë nga lart. Qoftë ky muaj aq i bekuar sa shiu që sonte bie në këtë natë të madhe. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj. Më pastaj u drejtua edhe me një postim tjeter :

 “ Motra dhe Vëllezër të dashur. Kam kënaqësinë t'ju uroj muajin e shenjtë të Ramazanit, i cili për ne muslimanët fillon nesër. Gjatë këtij muaji të bukur, ju uroj të gjithëve lumturi, harmoni dhe shëndet në shtëpitë tuaja. Gjithë agjëruesëve i uroj agjërim të lehtë. Të solidarizohem me çdo kënd në nevojë, dhe të respektojmë njëri tjetrin.