Hebreu anti-cionist nga SHBA-ja mori pjesë në Tubimin për Fenë dhe Paqen në Mashhad

Publikuar në Maj 16, 2018, 9:42 p.m.

Yisroel Dovid Weiss, një hebre amerikan i cili është kundër cionizmit, mori pjesë në një tubim mbi "Rolin e Fesë në Paqen Rajonale" në qytetin verilindor të Mashhadit të Iranit.

Universiteti Ferdusi i Mashhadit organizoi aktivitetin të dielën.

Yisroel Dovid Weiss mbërriti në Iran javën e shkuar për të marrë pjesë në edicionin e gjashtë të Konferencës Ndërkombëtare të Horizonti të Ri.

Konferenca u mbajt të premten dhe të shtunën, 11-12 maj, 2018, në Mashhad, me pjesëmarrjen e 60-të personaliteteve anti-Cioniste nga 22 shtete.

Tema e Konferencës Ndërkombëtare ishte "Kudsi, Jerusalemi, kryeqyteti i përhershëm i Palestinës".

Diskutimet mbi zhvillimet më të fundit në Lindjen e Mesme, veçanërisht në planin e presidentit amerikan Donald Trump për të lëvizur ambasadën e vendit nga Tel Avivi në Jerusalem (al-Kuds).



Burimi : IQNA