Ne jemi umeti i vetëm që vrasim njëri-tjetrin për SHBA-në dhe sionistët

Publikuar në Maj 16, 2018, 12:20 a.m.

Kryetari i Unitetit të Dijetarëve të Rezistencës, shejh Mahir Hamud kritikoi ashpër vendimin për të lëvizur ambasadën amerikane në Jerusalem dhe tha se dëshmorët në Gaza janë përfaqësuesit e vërtetë të popullit palestinez.

Shejh Mahir Hamud i cili foli në mbledhjen e Unitetit të Dijetarëve të Rezistencës të mbajtur në Bejrut, kritikoi vendimin për të lëvizur ambasadën e Amerikës në Jerusalem, duke thënë: “Ata po synojnë vlerat e umetit Islam. Ne jemi të vetmit njerëz në botë që vrasim njëri-tjetrin për Amerikën dhe për sionistët."

Kryetari i Unitetit të Dijetarëve të Rezistencës, shejh Mahir Hamud i cili tha se ata që sakrifikuan jetën e tyre për Jeruzalemin në Gaza janë përfaqësuesit e vërtetë të Palestinës, u shpreh: “Po flasim në emër të rezistencës; në Liban dhe Palestinë, ne po luftojmë me sionistët dhe mbështetësit e tyre.”



Burimi : Rast Haber