Procesi i rënies së regjimit sionist do të përshpejtohet

Publikuar në Maj 16, 2018, 12:17 a.m.

Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Shemhani deklaroi se Trump është bërë simbol i kaosit dhe përshkallëzimit të dhunës në arenën globale duke mbështetur terrorizmin, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëveshjen bërthamore dhe duke bërë gabime strategjike me shkeljen e të drejtave të popullit palestinez.

Përfaqësuesi i Udhëheqësit të Revolucionit Islamik dhe Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shemhani i cili reagoi ndaj zhvendosjes së ambasadës amerikane në Jeruzalem e dënoi ashpër këtë iniciativë të paligjshme dhe kundër të drejtave të popullit palestinez dhe tha se Trump është bërë simbol i kaosit dhe përshkallëzimit të dhunës në arenën globale duke mbështetur terrorizmin, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë edhe marrëveshjen bërthamore dhe duke bërë gabime strategjike me shkeljen e të drejtave të popullit palestinez.

Shemhani i cili vuri në dukje se zhvendosja e regjimit të paligjshëm sionist në Jeruzalem do të ketë pasoja të kundërta për ata që e projektojnë këtë komplot, ashtu si bota islame që do të forcojë vullnetin për të mbrojtur shtetin palestinez, theksoi se rezultati i parë i kësaj iniciative katastrofike do të jetë afrimi dhe bashkimi i muslimanëve të botës për të mbrojtur shenjtërorët e tyre dhe për të përshpejtuar rënien e regjimit të rremë sionist.

Shemhani deklaroi se regjimi sionist dhe SHBA-ja do të jenë drejtpërdrejt përgjegjëse për çdo lloj paqëndrueshmërie dhe pasigurie që do të sjellin këto lloj iniciativash të pamenduara dhe shtoi se Jeruzalemi është një pjesë e pandashme e Palestinës dhe fuqia për të marrë vendime për të ardhmen e këtyre tokave i takon banorëve fisnikë dhe jo-imigrantë të këtyre tokave dhe se asnjë vend nuk mund të vendos në emër të këtij vendi islamik, duke injoruar të drejtat e popullit palestinez.



Burimi : Rast Haber