Komuniteti El-Vifak i Bahreinit: Palestina është çështja jonë kryesore

Publikuar në Maj 14, 2018, 1:37 a.m.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit El-Vifak të Bahreinit dënoi hapat e ndërmarrë nga Dinastia Saudite për t'u afruar më regjimin sionist, duke thënë: Izraelitët janë pushtues të cilët nuk mund të kenë vend midis nesh dhe është gabim që të normalizohen marrëdhëniet me ta.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Komunitetit El-Vifak të Bahreinit, shejh Hysein el-Dejhi u shpreh kështu: Palestina është çështja jonë themelore.

El-Dejhi pastaj vazhdoi kështu: El-Vifak po mbështet përpjekjet për çlirimin e plotë të Palestinës dhe kjo është si rezultat i nderimit ndaj palestinezëve nga populli i Bahreinit. Palestina është çështja jonë kryesore.

El-Dejhi vazhdoi: Izraelitët janë pushtues të cilët nuk mund të kenë vend midis nesh dhe është gabim që të normalizohen marrëdhëniet me ta. Sot, ata që vrapojnë pas sionistëve nuk bëjnë përpjekje të tjera përveç normalizimit të marrëdhënieve me ta. Këta (mbështetësit e normalizimit të marrëdhënieve) nuk janë përfaqësues të Bahreinit.

Duhet të thuhet se më parë, organizata ‘kundër normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin armik’ bëri këtë njoftim: Ekipi i biçikletave që merr pjesë në garën e organizuar nga regjimi sionist nuk përfaqëson Bahreinin, ky ekip duhet të shpërbëhet dhe regjimi i Bahreinit duhet t'i japë fund  përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist.

Edhe organizata "Lufta kundër normalizimit të marrëdhënieve me armikun sionist", dënoi fuqishëm ekipin e biçikletave që morën pjesë në emër të Bahreinit në garën e organizuar nga regjimi pushtues të premten e kaluar në territoret e pushtuara.

Në takimin e mbajtur në qendrën e Manamas më 8 maj, organizata bëri këtë njoftim: Ky ekip nuk ka asnjë lidhje me popullin e Bahreinit dhe me luftën e këtij populli.

Në takim, përfaqësuesit e Bahreinit bënë këtë kërkesë: Jepini fund përpjekjeve për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist dhe e ftojmë popullin tonë, institucionet dhe forcat efektive në vend që të përpiqen ti japin fund këtyre përpjekjeve të cilat i shpërfillin ndjenjat e popullit palestinez dhe i tradhëtojnë ato.

Organizata "Lufta kundër normalizimit të marrëdhënieve me armikun sionist", deklaroi se populli i Bahreinit beson dhe vazhdon të besoj se palestinezët kanë të drejtë të kthehen në atdhe dhe të themelojnë një qeveri demokratike me qendër në Jeruzalem, dhe kërkoi që ekipi i biçikletave të shpërbëhet për shkak se ka tradhëtuar ndjenjat dhe vlerat e popullit palestinez.



Burimi : Rast Haber