SHBA-ja ka pranuar se sistemet raketore hipersonike Kinzhal të Rusisë janë unike

Publikuar në Maj 12, 2018, 11:33 p.m.

Revista ushtarake me bazë në SHBA The National Interest (NI) ka shkruar se sistemet raketore hipersonike Kinzhal të Rusisë janë unike në botë.

Editori i revistës, Dave Majumdar përmendi në artikullin e tij sistemet e raketave hipersonike, Kinzhal të prodhuara nga Rusia.

Majumdar u shpreh: “Askush në botë nuk ka raketa balistike që lëshohen nga ajri, prandaj Moska deklaron me të drejtë se nuk ka asnjë armë të ngjashme me Kinzhalin jashtë Rusisë.”

Shkrimtari i cili vuri në dukje se raketat Kinzhal u zhvilluan përmes infrastrukturës së raketave Iskender të cilat posedojnë aftësi për të 'manovruar gjatë fluturimit dhe për të fluturuar mbi trajektore të paparashikueshme', shtoi se këto veçori të këtyre raketave e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë parandalimin nga pala tjetër.

‘PËR HERË TË PARË DOLI ME 9 MAJ’

Presidenti rus Vladimir Putin foli për herë të parë për sistemet e raketave Kinzhal në fjalimin e tij në Parlamentin Federal në marsin e kaluar. Më pas, raketat për herë të parë u paraqitën në paradën ushtarake të bërë në Ditën e Fitorës me 9 maj në Sheshin e Kuq historik në Moskë.

Avioni ushtarak MiG-31 i prodhuar nga Rusia u optimizua për të bartur raketa të rënda, ndërsa shpetësia e lartë e avionëve është e përshtatshme për përhapjen e Kinzhalëve. Raketat që hidhen nga një lartësi prej më shumë se 10 kilometra, mund të tejkalojnë zonat e rrezikshme duke manovruar në sajë të sistemeve të komandave aerodinamike.

Raketa është e aftë të godas objektivat e rreth 2,000 kilometrave ku nuk mund të arrijnë sistemet e mbrojtjes ajrore të palës tjetër.



Burimi : Sputnik News