Zonja holandeze: Imam Hyssejni model sakrifice për të gjithë botën pa diskriminim
Unë jam shumë e lumtur që vizitova qytetin Qerbela dhe Xhaminë e Shenjtë të Imam Hussejnit (a.s). Kur lexoj për këtë personalitet të madh, unë e gjej tek ai një model të sakrificës për të gjitha qeniet njerëzore pa diskriminim. Kjo është pikëpamja e Ann Sackat, një zonjë holandeze që jeton në Britani të Madhe.
Ajo ishte e krishterë dhe e përqafoi fenë Islame dhjetë vjet më parë. Ajo u martua me një burrë irakian dhe ajo ka katër fëmijë. E takuam në Xhaminë e Shenjtë të Imam Hyesejnit në Qerbela dhe i bëmë pyetjet e mëposhtme.
Pyetje: Islami thekson zhvillimin social, dhe gratë kanë një rol të rëndësishëm. Duke pasur parasysh këtë pikë, cili është dallimi midis Islamit dhe Perëndimit në marrëdhëniet e tyre me gratë?
Përgjigje: Mendoj se Islami ka siguruar mbrojtje për gratë dhe është nëpërmjet kësaj mbrojtjeje që gratë muslimane mund të rriten dhe të zhvillojnë vetveten, përmes njohurisë dhe qasjes në nivele më të larta të dijes, gratë mund të jenë qytetare aktivë në shoqëri.
Pyetje: Cili është vlerësimi juaj për rolin e grave muslimane në Perëndim dhe rëndësinë e tyre në përcjelljen e vlerave njerëzore?
Përgjigje: Unë u rrita në Perëndim, pra në shoqërinë perëndimore si një person evropian, jo në shoqërinë islame. Kështu që është e vështirë t'i sjellësh fëmijët në parimet me të cilat nuk jetoni dhe sidomos kur jeni larg nga vendi juaj dhe vlerat islame.
Pyetje: A diskutoni me miqtë dhe të afërmit tuaj për t'i prezantuar parimet Islame?
Përgjigje: Në fillim, ishte e vështirë për të diskutuar çështje të tilla, sepse na duhej të mësohemi me njëri-tjetrin dhe për të mësuar me fenë Islame. Kam humbur familjen time, ndërkohë që ishin të shqetësuar për konvertimin tim në Islam, kjo çështje ka shkaktuar disa probleme në marrëdhëniet familjare, por tani kemi lidhje të mira.
Pyetje: Çfarë mendoni për Islamin, veçanërisht për të drejtat dhe detyrat që u janë dhënë grave?
Përgjigje: Ne jemi krijuar nga Zoti i Plotfuqishëm dhe Ai i njeh nevojat tona dhe fatin tonë, dhe nëse një njeri i ndjek këto të drejta dhe urdhëra (të Allahut), Ai (Allahu) do ta pranojë atë, sepse Allahu i do njerëzit dhe muslimanët. Sipas mendimit tim, Islami është fe Hyjnore dhe çdo njeri në tokë duhet të mendojë në këtë mënyrë.
Pyetje: Cili është vlerësimi juaj për ritualet e Imam Husseinit që mbahen në Perëndim, dhe në veçanti në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar?
Përgjigje: Ata janë ritualet shpirtërore dhe festime të bukura, qofshin ato të gëzuara apo ceremoni zije. Komuniteti musliman në Holandë është shumë i vogël, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar ka një numër të madh të ndjekësve të shkollës së Ehl-Bejtit. Unë mendoj se secili mund ta ndiejë ndikimin e Imam Hussejnit në zemrën e tij dhe atë që ai i ka paraqitur gjithë njerëzimit.
Burimi : Imam Hussain Shrine