Bahreini: Është e drejtë e Izraelit që të mbrohet nga Irani

Publikuar në Maj 12, 2018, 1:32 a.m.

Ministria e Punëve të Jashtme të Bahreinit argumentoi se Izraeli ka të drejtë që të mbrojë veten pas sulmeve të kryera gjatë orëve të natës drejt objektivave të Iranit në Siri.

Ministri i Jashtëm i Bahreinit, Khalid bin Ahmed Al Khalifa, në postimin e bërë në llogarinë e tij në Twitter, argumentoi se operacionet e Izraelit ndaj Sirisë ishin të drejta duke thënë: “Çdo vend në rajon, përfshirë Izraelin, ka të drejtën e vetëmbrojtjes, duke e mënjanuar rrezikun gjatë pushtimit të shteteve të tjera.”

Bahreini, një aleat i ngushtë i Shteteve të Bashkuara në rajon, e sheh Iranin si një kërcënim rajonal dhe akuzon protestuesit shiit të Bahreinit se janë armatosur dhe trajnuar me qëllim që të destabilizojnë vendin në qeverinë sunite.

Bahreini gjithashtu mirëpriti tërheqjen e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump nga marrëveshja bërthamore me Iranin.



Burimi : Sputnik News