Kosova hapi Ambasaden e vetë ne EBA ne Abu Dhabi

Publikuar në Maj 12, 2018, 12:38 a.m.

Sot u hapë Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Abu Dhabi.

Në prerjen e shiritit prezent ishte Presidenti i Republikës së Kosovës dhe eksponentë tjerë nga qeveria e EBA.

Ambasada e Republikës në EBA së Kosovës është e para në shtetet e golfit që paraqesin një fuqi shumë të madhe ekonomike.

Emiratet e Bashkuara ishte shteti i parë arab që e njohu Kosovën, shtet që mori pjesë në aksionin e post konfliktit në Kosovë, për një kohë ishte pjesë e KFOR-it.

Emiratet e Bashkuara ndërtuan infrastrukturën aeroportuale në Kukës për të iu dalë në ndihmë të dëbuarve nga Kosova.

Emiratet e Bashkuara kanë ndihmuar dhe vazhdojnë të ndihmojnë Kosovën edhe ekonomikisht duke ndërtuar shkolla, spitale dhe duke renovuar edhe objektet e kultit.