Reagimi i parë nga Imam Hamanei ndaj Trumpit

Publikuar në Maj 11, 2018, 1:49 a.m.

Duke reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan, Trump, Udhëheqësi i Revolucionit Islamik u shpreh: “I dëgjuat fjalët e presidentit amerikan mbrëmë. Ndoshta ai tha më shumë se 10 gënjeshtra. Kërcënoi edhe ligjin, edhe Iranin. Në emër të kombit të Iranit po i them Trumpit se ai ka gabuar.”

E patë se çështja bërthamore ishte vetëm një justifikim. Kur kjo çështje filloi, disa përgjegjës na thonin se pse po qëndroni kaq shumë në çështjen bërthamore. Tani po e shihni se sa të gabuara ishin bisedimet e bëra me SHBA-në. Të gjithë e dinë se ne kemi nevojë për 20,000 megabajt të energjisë elektrike bërthamore çdo vit, dhe aktivitetet tona janë në këtë drejtim. Por, çështja është se problemi i SHBA-së me Iranin është më i madh se çështja bërthamore, energjia bërthamore është vetëm një justifikim.

Edhe nëse ne e pranojmë këtë marrëveshje dhe përmbushim premtimet tona, armiqësia e tyre ndaj neve nuk përfundon. Tani ata diskutojnë për fuqinë dhe raketat tona në rajon. Ju duhet të dini se arsyeja pse SHBA-ja është kundër nesh është se Republika Islamike i jep fund ekzistencës së tyre në Iran.

Imam Hamanei vazhdoi duke thënë: “Nëse që nga tani nuk mund të merrni një garanci të sigurt nga evropianët, kjo marrëveshje nuk mund të vazhdoj.”



Burimi : Rast Haber